Flash

Berisha: Rama s'lejoi Komision Hetimor për udhëtimet e tij 21 milionë euro në dy vite

Lapsi.al 16 March 2026
Berisha: Rama s'lejoi Komision Hetimor për udhëtimet e tij 21

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi sërish kryeministrin Edi Rama për udhëtimet e tij me avion. Ai theksoi se Rama nuk ka lejuar ngritjen e një Komisioni Hetimor për të hetuar këto lëvizje. Pas daljes nga SPAK, Berisha deklaroi se Rama ka kryer 140 udhëtime me avion brenda dy viteve. Sipas kryedemokratit, Rama ka shpenzuar rreth 21 milionë euro dhe gjatë këtyre udhëtimeve dyshohet se janë transportuar sasi të mëdha parash.

“E kanë transformuar Agjencinë shtetërore në një shpellë mafiesh shumë të rrezikshme. A mund të thoni se ku nuk është i implikuar Rama? Pse nuk lejoi Edi Rama të ngrihet komisioni hetimor për udhëtimet e tij, për 140 udhëtime me avion brenda dy viteve, 21 mln euro, në të cilat të dhëna të shumta flasin se janë transportuar sasi të mëdha parash, i ka transportuar me avion.

Kam kërkuar të hetohet. Ka të tjerë që thonë edhe drogë, por unë nuk kam të dhëna për drogë. Ka transportuar para, drogë, çfarë ka transportuar. Si mundet? Presidenti i SHBA kishte udhëtuar në dy vite 70 herë, ndërsa Rama 140 herë. Këto janë gjëra që ai i mbylli këtu. Ua vuri, jeni organizatë e partisë time.”, tha Berisha.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI