Flash

Dy të mitur vodhën 16 laptopë dhe DVR-në tek 1 shkollë në Lezhë, në kërkim 4 të tjerë

Lapsi.al 16 March 2026
Dy të mitur vodhën 16 laptopë dhe DVR-në tek 1 shkollë

Policia e Lezhës ka nisur hetimet ndaj dy të miturve, 17 dhe 14 vjeç, për një vjedhje të ndodhur dje në shkollën “Besëlidhja”. Sipas pamjeve filmike, ata, së bashku me 4 persona të tjerë, kanë dëmtuar dyert e brendshme të shkollës. Më pas ata kanë marrë 16 laptopë dhe DVR-në e kamerave të sigurisë. Drejtoresha e shkollës kishte konstatuar 5 dyer të dëmtuara dhe ka njoftuar policinë menjëherë, duke ngritur alarmin për marrjen e pajisjeve dhe dokumenteve. Grupi hetimor ka identifikuar dy të miturit, të cilët janë proceduar në gjendje të lirë.

Policia po vijon punën për identifikimin e kapjen e bashkëpunëtorëve dhe për rikuperimin e laptopëve dhe DVR-së. Hetimet përfundimtare pritet të zbardhin të gjithë rrethanat e ngjarjes.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI