Flash

Flasin prindërit e foshnjës 2-muajshe që ndërroi jetë

Lapsi.al 16 March 2026
Flasin prindërit e foshnjës 2-muajshe që ndërroi jetë

Nëna e foshnjës dy muajshe që gjeti vdekjen pak ditë më parë Vjollca Shkëmbi ka treguar detaje tw reja nga ngjarja. Mes lotëve, Shkëmbi tregon se fëmijën e ka sjellë në jetë para kohe dhe ndaj mjekët e Tiranës duhet ta mbanin nën kujdesin e tyre për një kohë më të gjatë, gjë të cilën sipas nënës nuk e kanë bërë.

“Fajet e kishte shteti, spitali i Tiranës që e nxorri para kohe. Ky është shkaku që fëmija im ndërroi jetë para kohe. Unë e kuptova që do bëhej në këtë gjendje, se ai nuk hante dhe nuk pinte. Kërkoj nga policia të marrin masa. Unë dua që të marrë masa shteti për këtë punë. Ditë e natë do ta qaj, nuk më bën zemra ta fus në dhe”, tregon nëna mes lotësh.

Në të njëjtën linjë është edhe bashkëshorti i saj Arben Vesholliu i cili thotë se fëmija merrte kujdes të veçantë nga prindërit por kjo nuk mjaftonte për shkak të lindjes së parakohshme dhe kujdesit të munguar mjekësor.

“Na i dhanë në Tiranë, thanë duhet të rrijë 10 ditë në Korçë. Korçë nuk e mbajtën, unë i dhashë të pinte, ai nuk pinte. E çova në Bilisht, nuk ma mbajtën. E çova në Tiranë. Kur u ktheva në Pogradec më thanë “djali mbaroi”. Lindi me probleme”, tregon babai.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI