Flash

Berisha: Pesë zonja në drejtim të degëve të PD, ky është një dimension emancipues

Lapsi.al 16 March 2026
Berisha: Pesë zonja në drejtim të degëve të PD, ky

Kryedemokrati Sali Berisha ka theksuar dhe njëherë tjetër rëndësinë e procesit të primareve, në zgjedhjet që do të brenda partisë. Nga mbledhja e kryesisë së PD-së, Berisha komentoi dhe zgjedhjet që po mbahen për drejtimin e degëve të partisë në rrethe.

Sipas tij, ky është një dimension vërtet emancipues që tejkaloi mentalitetin e prapambetur dhe të pabazë.

'Për t’u përshëndetur si hap pozitiv është gjithashtu zgjedhja në Lezhë, në Vlorë, Sarandë dhe Himarë me votën e lirë të demokratëve i katër zonjave të nderuara. Edhe në Dimal, pesë. U tejkalua një mentalitet i prapambetur, paternalist, absolutisht i pabazë. Dhe unë them që edhe ky dimension kësaj here është një dimension vërtet emancipues dhe i përgëzoj ato zonja për guximin e tyre, për përkushtimin e tyre, për suksesin e tyre. Kështu që të vazhdojmë në këtë drejtim, të finalizojmë sipas përcaktimeve që u lexuan këtu zgjedhjet në degë, ta mbyllim këtë proces, ta finalizojmë me Kuvendin në fillim të qershorit dhe rikthehemi krahas kryengritjes paqësore, rikthehemi tek përgatitjet për zgjedhjet vendore, për të cilat duhet të angazhohemi me gjithë forcën,' tha Berisha.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI