Flash

Trump zbulon planin: Do të dërgojmë një spital lundrues në Groenlandë

Lapsi.al 22 February 2026
Trump zbulon planin: Do të dërgojmë një spital lundrues

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump deklaroi se po punon me Guvernatorin e Luizianës, Jeff Landry të cilin e ka emëruar si të dërguar të posaçëm për Groenlandën, për të dërguar një spital lundrues në ishull.

Trump ka shprehur vazhdimisht qëllimin e tij për të fituar kontrollin e Groenlandës, e cila është një territor autonom i Mbretërisë së Danimarkës.

Presidenti i SHBA-së zbuloi planin e tij nëpërmjet një postimi në platformën “Truth Social”.

“Në partneritet me Guvernatorin fantastik të Luizianës, Jeff Landry, ne do të dërgojmë një spital lundrues në Groenlandë për t’u kujdesur për shumë njerëz që janë të sëmurë dhe nuk marrin kujdes atje. Është duke ardhur!!!”, shkruan Trump.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI