Flash

Stefon Diggs reagon ndaj ndarjes nga Cardi B

Lapsi.al 12 February 2026
Stefon Diggs reagon ndaj ndarjes nga Cardi B

Stefon Diggs publikoi një postim të gjatë në Instagram, vetëm tre ditë pasi skuadra e tij humbi ndaj Seattle Seahawks në Super Bowl 2026 — dhe një ditë para se të nisnin spekulimet për një ndarje nga partnerja e tij, Cardi B.

“Mirënjohja dhe frika nuk mund të bashkëjetojnë në të njëjtën hapësirë… një kujtesë për të kontrolluar atë që mund të kontrollosh, për të mbetur mirënjohës dhe të motivuar ,” shkroi ai në përshkrimin e një postimi me 20 fotografi dhe mesazhe motivuese, më 11 shkurt.

Mes imazheve kishte citate enigmatike dhe foto nga Super Bowl, si gjatë përgatitjeve ashtu edhe gjatë ndeshjes. Ndryshe nga postimet e tjera, Diggs kishte çaktivizuar komentet.

Një nga mesazhet thoshte: “Fati nuk më solli deri këtu… Zoti po.” Një tjetër citim motivues lexonte: “Mos e injoro dyshimin ndaj vetes. Është vetja jote e vjetër që të kujton sa shumë ke arritur.”

Një tjetër mesazh i paqartë ngriti pikëpyetje: “Mënyra më e mirë për ta vlerësuar diçka është të jesh pa të për një kohë.” Në fund, ai përmbylli me moton e Patriots: “We all we got, we all we need” (“Ne jemi gjithçka kemi, ne jemi gjithçka na duhet”).

Postimi vjen mes spekulimeve për një krisje në marrëdhënien e tij me Cardi B. Fansat vunë re se çifti duket se e ka hequr njëri-tjetrin nga lista e ndjekësve në Instagram, një ditë pas Super Bowl-it.

Diggs dhe reperja 33-vjeçare u lidhën për herë të parë në tetor 2024 dhe e konfirmuan lidhjen në qershor 2025. Ata mirëpritën fëmijën e tyre të parë në nëntor 2025 dhe shpesh shfaqeshin së bashku në evente publike.

Cardi B ishte e pranishme në Super Bowl, ku mbështeti Bad Bunny gjatë spektaklit të pjesës së parë. Pas performancës, ajo publikoi një video në Instagram Stories duke kënduar nga makina, ndërsa nuk është e qartë saktësisht kur ndodhi “unfollow”-i mes çiftit.

Gjatë një eventi para finales, kur u pyet nëse planifikonte t’i propozonte reperes, Diggs u përgjigj me humor: “Është në axhendë, ndoshta… duhet të fitoj njëherë.”

 

Të këshilluara

Ndahet nga jeta aktori i James Van Der Beek

Aktori James Van Der Beek, i njohur për publikun për rolin e tij në serialin ikonë “Dawson’s Creek”, ka ndërruar jetë në moshën 48-vjeçare pas një beteje me kan...

14:23

Britney Spears shet katalogun e saj muzikor

Britney Spears ka shitur të drejtat e katalogut të saj muzikor në një marrëveshje të madhe në industrinë e muzikës, raportojnë mediat amerikane. Fituesja e G...

14:15

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI