Flash

Bad Bunny zbulon kuptimin e fanellës së tij në Super Bowl

Lapsi.al 10 February 2026
Bad Bunny zbulon kuptimin e fanellës së tij në Super Bowl

Bad Bunny ka sqaruar më në fund simbolikën pas veshjes së tij gjatë performancës së pjesës së parë të Super Bowl LX, duke zbuluar se ishte një homazh personal dhe emocional për xhaxhain e tij të ndjerë.

Këngëtari portorikan u ngjit në skenë të dielën mbrëma si artisti kryesor i Apple Music Super Bowl LX Halftime Show, i veshur me një kostum të bardhë të personalizuar nga Zara, i mbushur me elemente simbolike. Gjatë pjesës më të madhe të shfaqjes, ai hoqi xhaketën dhe performoi me një fanellë, ku shkruhej mbiemri “Ocasio” dhe numri 64, si në pjesën e përparme ashtu edhe në atë të pasme.

Menjëherë pas shfaqjes, në rrjetet sociale shpërthyen spekulimet mbi domethënien e numrit 64. Fillimisht, një zëdhënës i NFL-së, Brian McCarthy, deklaroi se Bad Bunny kishte nderuar xhaxhain e tij, i cili kishte luajtur futboll amerikan, duke veshur numrin e tij.

Megjithatë, vetë artisti e sqaroi më gjerësisht kuptimin e kësaj zgjedhjeje në një intervistë për Harper’s Bazaar.

“1964 është viti kur lindi xhaxhai im, Tío Cutito. Ai është vëllai i nënës sime. Gjithçka që di për NFL-në e kam mësuar falë tij,” u shpreh Bad Bunny.

Ai tregoi se xhaxhai i tij, në moshën 17-vjeçare, u largua për të punuar në Shtetet e Bashkuara dhe nuk u kthye më për të jetuar në Porto Riko, por e vizitonte familjen rregullisht në fund të janarit ose fillim të shkurtit — periudhë që përkonte me fazën më intensive të sezonit të NFL-së.

“Ai ishte një tifoz i madh i San Francisco 49ers, dhe stadiumi i tyre është pikërisht vendi ku u zhvillua Super Bowl këtë vit,” shtoi këngëtari, duke lidhur simbolikën e veshjes edhe me vendndodhjen e ndeshjes. Xhaxhai i tij ndërroi jetë dy vite më parë.

Bad Bunny vazhdoi rrëfimin me emocione:

“Gjithmonë kam ëndërruar ta çoja xhaxhain tim në një Super Bowl, por nuk munda. Vdekja e tij ishte e papritur. Kështu që vendosa ta sillja me vete në skenë: mbiemrin e tij, Ocasio — i njëjtë me atë të nënës sime — dhe vitin e lindjes së tij, ’64.”

Artisti tregoi se performancën e tij ia dedikoi xhaxhait pak para se të dilte në fushë, duke ndier se ai ishte i pranishëm dhe krenar për të.

Në tërësi, shfaqja e Bad Bunny ishte një homazh për Porto Rikon, duke festuar kulturën, vallëzimin, ushqimin, bujqësinë dhe identitetin. Gjatë performancës së këngëve të njohura si “Tití Me Preguntó”, “Yo Perreo Sola” dhe “DtMF”, ai u shoqërua nga miq të famshëm si Pedro Pascal, Jessica Alba dhe Cardi B, si dhe nga artistë të njohur si Lady Gaga dhe Ricky Martin.

 

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI