Flash

Zbulohet shkaku i vdekjes së Catherine O’Hara

Lapsi.al 10 February 2026
Zbulohet shkaku i vdekjes së Catherine O’Hara

Së fundmi është zbuluar shkaku i vdekjes së aktores së njohur, Catherine O’Hara. Sipas Departamentit të Shëndetit Publik të Qarkut të Los Angeles-it, shkaku i menjëhershëm i ndarjes së saj nga jeta ishte një emboli pulmonare (mpiksje gjaku në mushkëri), ndërsa kanceri rektal u identifikua si shkaku themelor, raporton TMZ.

Mediat amerikane bënë të ditur të hënën se O’Hara u krematua, sipas certifikatës së vdekjes, dhe eshtrat iu dorëzuan bashkëshortit të saj, Bo Welch.

Aktorja e famshme e serialit “Schitt’s Creek” ndërroi jetë më 30 janar. Lajmi u konfirmua nga agjencia Creative Artists Agency për Page Six. Ajo ishte 71 vjeç. Departamenti i Zjarrfikësve të Los Angeles-it deklaroi se kishte reaguar ndaj një thirrjeje emergjente në shtëpinë e saj në Los Angeles në orën 4:48 të mëngjesit, duke e transportuar më pas në spital në gjendje “serioze”.

Pas vdekjes së saj, një burim i tha Daily Mail se O’Hara mund të ketë qenë e vetëdijshme për gjendjen e saj, por shumë nga njerëzit më të afërt me të nuk ishin në dijeni të seriozitetit të sëmundjes gjatë ditëve të fundit të jetës së saj. Disa miq u shprehën se ishin në “shok të plotë” nga lajmi i ndarjes së saj nga jeta.

Catherine O’Hara kishte një karrierë të jashtëzakonshme, duke luajtur në filma ikonë si “Beetlejuice”, “Home Alone” dhe “Home Alone 2”, si dhe në serialin e suksesshëm “Schitt’s Creek”.

Së fundmi, ajo ishte pjesë e serialit “The Last of Us”, përkrah Pedro Pascal, dhe “The Studio”, ku luajti së bashku me Seth Rogen.

 

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI