Flash

Detaje nga romanca e Kim K me Lewis Hamilton

Lapsi.al 11 February 2026
Detaje nga romanca e Kim K me Lewis Hamilton

Kim Kardashian duket se po e shijon pa nxitim njohjen me pilotin e Formula 1, Lewis Hamilton.

Kim është lidhur me Hamiltonin pasi të dy u panë së bashku në Paris më 2 shkurt. Burime për mediat rozë kanë konfirmuar se bëhej fjalë për një takim romantik.

Sipas një burimi për PEOPLE, Hamilton e bën Kardashian të ndihet “e sigurt” dhe ajo “e shijon vërtet kohën me të”.

“Ka një nivel rehatie mes tyre, sepse njihen prej vitesh. Kim ka dalë në takime dhe ka njohur njerëz të tjerë ndër vite, por Lewis është i pari mashkull për të cilin ajo ka ndjenja të forta pas një kohe të gjatë. Ajo gjithmonë e ka pëlqyer. Është e emocionuar për lidhjen e tyre romantike,” ka thënë burimi.

Megjithatë, Kardashian po e merr gjithçka hap pas hapi.

“Ajo po e jeton momentin dhe po sheh se ku do të shkojë kjo marrëdhënie. Jeta e saj është shumë e përqendruar në Los Anxhelos, te fëmijët dhe puna. Nuk po mendon për të ardhmen dhe nuk po i bën presion,” shtoi burimi.

Çifti u pa sërish së bashku gjatë Super Bowl-it më 8 shkurt, ku ishin ulur në të njëjtën suitë në stadiumin Levi’s në Kaliforni. Në event morën pjesë edhe Kendall Jenner dhe Hailey Bieber.

Një ditë më pas, fansat spekuluan se Hamilton ishte i pranishëm edhe në një video të postuar nga Kim në rrjetet sociale, ku ajo dhe motrat e saj, Khloé dhe Kylie Jenner, provonin të ashtuquajturën “Titanic Challenge”. Disa ndjekës pretenduan se dëgjuan zërin dhe të qeshurën e pilotit në sfond.

Kim Kardashian u lidh për herë të fundit me Odell Beckham Jr. në fund të vitit 2023, por marrëdhënia e tyre përfundoi në prill 2024. Para tij, lidhja e saj më e komentuar ishte me komedianin Pete Davidson, me të cilin ishte në një romancë nga tetori 2021 deri në gusht 2022.

Të këshilluara

Britney Spears shet katalogun e saj muzikor

Britney Spears ka shitur të drejtat e katalogut të saj muzikor në një marrëveshje të madhe në industrinë e muzikës, raportojnë mediat amerikane. Fituesja e G...

14:15

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI