Flash

Khloé Kardashian flet për incidentin me Tristan: E turpshme

Lapsi.al 12 February 2026
Khloé Kardashian flet për incidentin me Tristan: E turpshme

Khloé Kardashian ka zbuluar se një herë e ka qëlluar ish-partnerin e saj Tristan Thompson – por jo për shkak të skandaleve të tradhtisë që shoqëruan marrëdhënien e tyre.

Gjatë episodit të së mërkurës në podcastin e saj “Khloé in Wonderland”, ylli i “The Kardashians”, 41 vjeç, tregoi se reagoi me një shuplakë pasi Thompson, 34 vjeç, i kishte organizuar një surprizë romantike me këngëtarin Giveon.

“Ishte një ditë e zakonshme, nuk po prisja asgjë,” kujtoi ajo, duke e quajtur momentin “të turpshëm”. Sipas saj, në atë kohë Giveon “nuk ishte ai që është sot” në aspektin e famës.

“Mbaj mend që e urreja Tristanin në atë moment. I thosha: ‘Pse po e bën këtë?’ Ndërkohë Giveon po këndonte me gjithë shpirt,” tregoi Kardashian. “Tristan po përpiqej të ulej pranë meje dhe unë po e godisja, ndërsa i shkreti Giveon vazhdonte të këndonte.”

Ajo shtoi se u largua për të marrë vajzën e tyre True sepse ishte “shumë e bezdisur” dhe kishte nevojë të largohej nga situata. Khloé nuk specifikoi saktësisht kur ndodhi episodi, por theksoi se ishte disa vite më parë, para lindjes së djalit të tyre Tatum. Në atë kohë, çifti kishte vetëm vajzën True.

Khloé dhe Tristan patën një marrëdhënie me ulje-ngritje nga viti 2016 deri në 2021, gjatë së cilës u bënë prindër të dy fëmijëve, mes disa skandaleve të tradhtisë. Që prej ndarjes përfundimtare, Kardashian ka hedhur poshtë vazhdimisht zërat për një ribashkim, duke theksuar se prioriteti i saj janë fëmijët.

Në dhjetor 2025, ajo iu përgjigj një ndjekësi në Instagram që e paralajmëronte se basketbollisti “nuk do të ndryshojë kurrë”, duke shkruar: “Ai është babai i fëmijëve të mi dhe do të jetë gjithmonë pjesë e familjes sonë. Fëmijët e mi janë gjithmonë prioriteti im.”

 

Të këshilluara

Ndahet nga jeta aktori i James Van Der Beek

Aktori James Van Der Beek, i njohur për publikun për rolin e tij në serialin ikonë “Dawson’s Creek”, ka ndërruar jetë në moshën 48-vjeçare pas një beteje me kan...

14:23

Britney Spears shet katalogun e saj muzikor

Britney Spears ka shitur të drejtat e katalogut të saj muzikor në një marrëveshje të madhe në industrinë e muzikës, raportojnë mediat amerikane. Fituesja e G...

14:15

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI