Flash

Miqësia Swift–Lively në krizë, dyshime për ftesën në dasmë

Lapsi.al 5 February 2026
Miqësia Swift–Lively në krizë, dyshime për ftesën

Miqësia e dikurshme mes Taylor Swift dhe Blake Lively duket se nuk është më si dikur.

Sipas një raportimi të Us Weekly, këngëtarja 36-vjeçare po shfaq hezitim për ta përfshirë aktoren në listën e të ftuarve për dasmën e saj të ardhshme me Travis Kelce.

Një burim i afërt me situatën ka treguar se prania e Lively-t në dasmë “do të shkaktonte një valë të madhe mediatike”, gjë që Swift dëshiron ta shmangë në një moment kaq personal.

Marrëdhënia mes dyshes është vënë në pikëpyetje muajt e fundit, pasi Swift u përfshi indirekt në betejën ligjore të Lively-t me aktorin në filmin It Ends With Us, Justin Baldoni.

Publikimi i mesazheve private të Swift-it në dokumente gjyqësore  thuhet se e ka bërë këngëtaren të ndihet “e ekspozuar dhe e shkelur në privatësi”.

Sipas burimeve, mes Swift dhe Lively ekziston tani një “hendek emocional” dhe komunikimi mes tyre është i rrallë.

“Ka kaluar shumë kohë që nuk kanë pasur një bisedë kuptimplotë,” tha një tjetër burim, duke shtuar se përfshirja e Swift-it në çështjen ligjore ka dëmtuar besimin mes tyre.

Taylor Swift dhe Travis Kelce pritet të martohen këtë verë në Ocean House, në Watch Hill, Rhode Island. Çifti u fejua në gusht 2025, pas dy vitesh lidhje.

Ndërkohë, Daily Mail raportoi se Blake Lively nuk e ka kontaktuar Swift-in për ta uruar për fejesën dhe se nuk planifikon ta bëjë një gjë të tillë. Sipas të njëjtit burim, aktorja nuk do të jetë pjesë e ceremonisë martesore.

 

 

Të këshilluara

Cardi B dhe Stefon Diggs drejt fejesës?

Stefon Diggs ka ndezur spekulimet për një fejesë të mundshme me reperen Cardi B, gjatë një konference për media në kuadër të Super Bowl 2026. Gjatë një event...

15:49

Kendrick Lamar thyen rekord në Grammys 2026

Kendrick Lamar ka thyer një rekord të ri në Grammy Awards 2026, duke u bërë reperi me më shumë çmime në histori, me 27 fitore, duke kaluar rekordin e mëparshëm ...

16:16

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI