Flash

Frika nga reagimi i Kanye West ndikon te romanca Kim–Hamilton?

Lapsi.al 4 February 2026
Frika nga reagimi i Kanye West ndikon te romanca Kim–Hamilton?

Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton, çifti i ri i përfolur i showbiz-it, po bëjnë gjithçka që munden për të mos provokuar ish-bashkëshortin e saj të paparashikueshëm, Kanye West.

Sipas një burimi për Daily Mail, dyshja është e kujdesshme për mënyrën se si e menaxhon marrëdhënien, për shkak të lidhjes së mëparshme mes West dhe Hamilton.

“Ata janë të shqetësuar se çfarë do të mendojë Kanye, sidomos duke pasur parasysh që ai ka qenë mik me Lewis në të kaluarën,” tha burimi.

Burimi thekson se Kardashian dhe Hamilton janë të vetëdijshëm se kjo situatë “mund ta nxisë Kanye-n në shumë mënyra”, gjë që është edhe arsyeja pse ata po e mbajnë lidhjen të lehtë dhe diskrete.

Sipas raportimeve, çifti po sillet me shumë kujdes dhe aktualisht nuk po e çon marrëdhënien përtej argëtimit.

“Lewis dhe Kim nuk janë në një lidhje ekskluzive. Ai nuk po kërkon të nis diçka serioze me askënd, përfshirë Kim,” tha burimi, ndërsa një tjetër shtoi:

“Lewis nuk po kërkon të bëhet njerku i fëmijëve të saj dhe as të jetë ‘çifti perfekt’ me Kim.”

Megjithatë, i njëjti burim tha se fëmijët e Kardashian dhe West — North (12), Saint (10), Chicago (8) dhe Psalm (6) — e “pëlqejnë shumë” Hamiltonin, i cili ka qenë mik i familjes prej vitesh.

Piloti britanik i Formula 1, i përshkruar si një person me “energji shumë të qetë”, ka qenë një mbështetje e rëndësishme për Kardashian, teksa ajo përballet me një bashkëprindërim kompleks me reperin.

Sipas një burimi tjetër, familja Kardashian-Jenner e quan me humor Hamiltonin si “Russell Wilson-i i Kim”, duke iu referuar yllit të NFL-së që u martua me këngëtaren Ciara pas divorcit të saj nga Future. Ata e shohin Hamiltonin si një “përmirësim të sofistikuar” krahasuar me West-in.

Pavarësisht situatës, Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton kanë kaluar së fundmi një fundjavë shumë romantike në Europë. Fillimisht, ata qëndruan në një hotel luksoz në Cotswolds, Angli, ku shijuan një masazh për çifte, përpara se të kalonin disa momente intime në një hotel ekskluziv në Londër. Më pas, dyshja udhëtoi drejt Parisit, ku darkuan në një ambient privat me pamje nga Kulla Eiffel.

 

Të këshilluara

Cardi B dhe Stefon Diggs drejt fejesës?

Stefon Diggs ka ndezur spekulimet për një fejesë të mundshme me reperen Cardi B, gjatë një konference për media në kuadër të Super Bowl 2026. Gjatë një event...

15:49

Kendrick Lamar thyen rekord në Grammys 2026

Kendrick Lamar ka thyer një rekord të ri në Grammy Awards 2026, duke u bërë reperi me më shumë çmime në histori, me 27 fitore, duke kaluar rekordin e mëparshëm ...

16:16

Justin Bieber zbulon tatuazhin e ri në Grammy

Justin Bieber ka habitur publikun në ceremoninë e Grammy Awards 2026, duke u ngjitur në skenë pothuajse i zhveshur – vetëm me bokserë dhe çorape – gjatë perform...

14:47

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI