Flash

Producenti i Grammy-t mbron Cher pas situatës në skenë

Lapsi.al 4 February 2026
Producenti i Grammy-t mbron Cher pas situatës në skenë

Producenti ekzekutiv i Grammy Awards, Ben Winston, ka deklaruar se nuk e ka aspak problem faktin që Cher pati disa momente konfuzioni gjatë prezantimit të një prej çmimeve më të rëndësishme në natën më të madhe të muzikës këtë vit.

“Ju premtoj që e kishim informuar për gjithçka që duhej të bënte,” tha Winston, 44 vjeç, gjatë podkastit Music Now të Rolling Stone, të hënën.

“Nëse do të kthehesha pas në kohë, do të doja që kjo të ndodhte përsëri,” shtoi ai, duke iu referuar hitit të Cher ‘If I Could Turn Back Time’.

Cher, 79 vjeç, u prit me një ovacion në këmbë kur u ngjit në skenën e Grammy-t për herë të parë pas 18 vitesh, për të marrë Çmimin për Arritje Jetësore nga Akademia e Regjistrimeve.

Megjithatë, përveç marrjes së çmimit, këngëtarja e hitit “Believe” kishte edhe detyrën për të shpallur fituesin e çmimit “Record of the Year”. Në një moment, ajo nisi të largohej nga skena pa e prezantuar fituesin, duke detyruar prezantuesin e mbrëmjes, Trevor Noah, ta thërriste përsëri.

“Duhet të ngrihesh dhe ta kthesh mbrapsht në skenë,” kujton Winston t’i ketë thënë Noah-s, i cili më pas e shoqëroi Cher përsëri drejt mikrofonit.

Por konfuzioni nuk përfundoi aty. Cher ndaloi për disa çaste, ndërsa publiku priste shpalljen e fituesit.

“Oh, më kishin thënë që do të ishte në ekran!” – tha ajo, përpara se të hapte zarfin dhe të lexonte emrin “Luther Grandoss”, të cilin shumë e interpretuan si Luther Vandross.

Vandross, një legjendë e R&B-së dhe fitues i tetë çmimeve Grammy, ndërroi jetë në vitin 2005, në moshën 54-vjeçare.

Në realitet, fituesit e çmimit “Record of the Year” ishin Kendrick Lamar dhe SZA për këngën “Luther”, gjë që shpjegon edhe ngatërresën e Cher. Edhe pse ajo dukej se u kërkoi falje Lamar-it (38) dhe SZA-s (36) ndërsa ata ngjitën në skenë për të marrë çmimin, Winston zbuloi se Cher nuk u ndje aspak në siklet për situatën. “Ajo është e lumtur. E shijoi shumë momentin,” tha ai.

As Kendrick Lamar dhe as SZA nuk u dukën të shqetësuar nga konfuzioni. Madje, SZA e mbrojti publikisht Cher gjatë një interviste pas ceremonisë.

Duke folur për Entertainment Tonight, këngëtarja shpjegoi se kënga e tyre fituese “Luther” përmban një sample nga Luther Vandross dhe Cheryl Lynn në këngën “If This World Were Mine”, çka mund të ketë ndikuar në ngatërresën e Cher.

 

Të këshilluara

Cardi B dhe Stefon Diggs drejt fejesës?

Stefon Diggs ka ndezur spekulimet për një fejesë të mundshme me reperen Cardi B, gjatë një konference për media në kuadër të Super Bowl 2026. Gjatë një event...

15:49

Kendrick Lamar thyen rekord në Grammys 2026

Kendrick Lamar ka thyer një rekord të ri në Grammy Awards 2026, duke u bërë reperi me më shumë çmime në histori, me 27 fitore, duke kaluar rekordin e mëparshëm ...

16:16

Justin Bieber zbulon tatuazhin e ri në Grammy

Justin Bieber ka habitur publikun në ceremoninë e Grammy Awards 2026, duke u ngjitur në skenë pothuajse i zhveshur – vetëm me bokserë dhe çorape – gjatë perform...

14:47

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI