Flash

Halle Berry flet hapur për zhgënjimin pas fitores së Oscar-it

Lapsi.al 4 February 2026
Halle Berry flet hapur për zhgënjimin pas fitores së Oscar-it

Halle Berry ka pranuar se priste më shumë nga fitorja e saj historike e Oscar-it. Në një intervistë të re për The Cut, aktorja 59-vjeçare zbuloi se u ndje e zhgënjyer nga ajo që ndodhi pas momentit kur u bë gruaja e parë me ngjyrë që fitoi çmimin Oscar për Aktoren më të Mirë.

“Ai Oscar nuk e ndryshoi domosdoshmërisht rrjedhën e karrierës sime,” tha Berry, e cila fitoi çmimin në vitin 2002 për rolin e një nëne të pikëlluar dhe vejushë në filmin ‘Monster’s Ball’.

Aktorja shtoi se kishte menduar se pas fitores do të vinin më shumë mundësi:

“Pas fitores, mendova se do të vinte një kamion me skenarë dhe do të ndalonte para derës sime. Ndërsa isha jashtëzakonisht krenare, të nesërmen në mëngjes isha ende një grua me ngjyrë.”

“Regjisorët ende thoshin: ‘Nëse vendosim një grua me ngjyrë në këtë rol, çfarë do të thotë kjo për historinë? A duhet të zgjedhim edhe një burrë me ngjyrë? Atëherë filmi bëhet film me temë racore. Dhe filmat e tillë nuk shiten jashtë vendit’,” kujtoi ajo.

Aktorja tha se ia kishte thënë edhe Cynthia Erivo-s, e nominuar disa herë për Oscar:

“Ti e meriton plotësisht, por nuk e di nëse kjo do ta ndryshojë jetën tënde. Nuk mund të jetë ky vlerësimi përfundimtar për atë që bën.”

Erivo, 39 vjeç, u nominua në vitin 2020 për ‘Harriet’ dhe mori nominimin e saj të tretë vitin e kaluar për rolin kryesor në filmin e parë ‘Wicked’.

Halle Berry u vlerësua gjerësisht për rolin e saj në ‘Monster’s Ball’, ku luante përkrah Billy Bob Thornton, Sean “Diddy” Combs dhe Heath Ledger. Ajo mposhti emra të mëdhenj si Judi Dench, Nicole Kidman, Sissy Spacek dhe Renée Zellweger.

Në fjalimin e saj emocionues në skenën e Oscar-it, Berry tha:

“Ky moment është shumë më i madh se unë. Ky moment është për Dorothy Dandridge, Lena Horne, Diahann Carroll… dhe për çdo grua me ngjyrë pa emër e pa fytyrë që tani ka një mundësi, sepse kjo derë u hap sonte.”

 

Të këshilluara

Cardi B dhe Stefon Diggs drejt fejesës?

Stefon Diggs ka ndezur spekulimet për një fejesë të mundshme me reperen Cardi B, gjatë një konference për media në kuadër të Super Bowl 2026. Gjatë një event...

15:49

Kendrick Lamar thyen rekord në Grammys 2026

Kendrick Lamar ka thyer një rekord të ri në Grammy Awards 2026, duke u bërë reperi me më shumë çmime në histori, me 27 fitore, duke kaluar rekordin e mëparshëm ...

16:16

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI