Flash

Zoe Saldaña shkruan histori në Hollywood

Lapsi.al 15 January 2026
Zoe Saldaña shkruan histori në Hollywood

Zoe Saldaña ka reaguar publikisht pasi zyrtarisht ka kaluar Scarlett Johansson, duke u bërë aktorja me fitimet më të larta në historinë e kinemasë.

“Dua të shpreh mirënjohjen time më të sinqertë për rrugëtimin e jashtëzakonshëm që më ka çuar sot të jem aktorja me fitimet më të mëdha të të gjitha kohërave,” tha Saldaña, 47 vjeçe, në një video të publikuar në Instagram të martën.

“Kjo është një arritje e mundësuar plotësisht  nga franshizat e jashtëzakonshme dhe bashkëpunëtorët me të cilët kam pasur fatin të punoj.”

Aktorja falënderoi regjisorët që i besuan role ikonike, përfshirë J.J. Abrams (Star Trek), vëllezërit Russo (Avengers: Infinity War dhe Endgame) dhe James Gunn (Guardians of the Galaxy).

“Dhe mbi të gjitha, faleminderit James Cameron që besove në potencialin tim, që pe diçka tek unë që jo gjithmonë e kam parë vetë,” shtoi ajo për regjisorin e Avatar. “Besimi, udhëzimi dhe vizioni yt nuk kanë formësuar vetëm këta filma, por edhe mua si artiste.”

Fituesja e Oscar-it falënderoi gjithashtu fansat në mbarë botën, duke theksuar se mbështetja e tyre ka qenë themeli i këtij suksesi.

“Ky sukses na përket të gjithëve. Jam thellësisht mirënjohëse dhe e përulur. Dhe shpresoj që rekordi i radhës të thyhet nga një tjetër grua,” u shpreh ajo.

Saldaña theu rekordin e Johansson pasi filmi i tretë i Avatar, “Avatar: Fire and Ash”, arkëtoi 1.23 miliardë dollarë në rang global. Ajo interpreton personazhin Neytiri në franshizën fantastiko-shkencore të James Cameron, ku filmi i parë i vitit 2009 fitoi mbi 2.92 miliardë dollarë, ndërsa “The Way of Water” (2022) mbi 2.33 miliardë.

Aktorja pritet të rikthehet edhe në dy filma të tjerë Avatar, të planifikuar për publikim në vitet 2029 dhe 2031.

Suksesi financiar i Saldaña-s është ndërtuar edhe mbi rolin e Gamora-s në universin Marvel. Tre filmat Guardians of the Galaxy kanë fituar mbi 2.4 miliardë dollarë, ndërsa Avengers: Infinity War dhe Avengers: Endgame kanë sjellë së bashku 4.8 miliardë dollarë.

Ajo ka luajtur gjithashtu në tre filma Star Trek dhe në Pirates of the Caribbean: The Curse of the Black Pearl (2003), i cili fitoi 654 milionë dollarë.

Nga ana tjetër, Scarlett Johansson kishte mbajtur rekordin falë rolit të Black Widow në nëntë filma të Marvel-it dhe suksesit të “Jurassic World Rebirth” (2025), i cili arkëtoi mbi 800 milionë dollarë.

Para Johansson, dy vendet e para në këtë renditje historike mbaheshin nga Samuel L. Jackson dhe Robert Downey Jr.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI