Flash

Colleen Hoover rrëfen betejën e saj me kancerin

Lapsi.al 13 January 2026
Colleen Hoover rrëfen betejën e saj me kancerin

Autorja e njohur amerikane Colleen Hoover, e famshme për romanin “It Ends With Us”, ka bërë të ditur se po i nënshtrohet trajtimit kundër kancerit.

Shkrimtarja 46-vjeçare e ndau lajmin përmes një InstaStory, ku shfaqej me veshje spitalore gjatë trajtimit në Texas Oncology.

“Dita e parafundit e radioterapisë,” shkroi Hoover, duke shtuar se stafi mjekësor ka qenë i shkëlqyer. Ajo nuk ka bërë publike llojin e kancerit që ka pasur.

Hoover e zbuloi për herë të parë diagnozën e saj në dhjetor përmes një postimi në Facebook. Ajo tregoi se gjatë kohës që ndodhej në Kanada për xhirimet e adaptimit filmik të librit “Reminders of Him”, kishte pasur probleme të përsëritura shëndetësore, por vendosi t’i shtynte kontrollet deri në përfundimin e projektit.

“Kur u ktheva në shtëpi, mësova se kisha kancer,” shkroi ajo. Sipas autores, kanceri u hoq përmes një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe nuk kishte nevojë për kimioterapi, por vetëm për radioterapi.

Hoover pranoi se për shkak të trajtimit u detyrua të mungonte në disa ngjarje të rëndësishme, përfshirë premierën e filmit “Regretting You”, adaptim i romanit të saj të vitit 2019.

Në një postim të janarit, ajo bëri të ditur se analizat gjenetike treguan se kanceri nuk ishte i trashëguar dhe nuk lidhej me shkaqe si HPV apo hormonet.

Sipas mjekëve, shkaku ka qenë më shumë i lidhur me faktorë mjedisorë dhe stil jetese, si mungesa e aktivitetit fizik, ushqyerja jo e shëndetshme dhe stresi.

“Jam mirënjohëse që jam gjallë, edhe pse urrej perimet dhe ushtrimet fizike,” shkroi ajo me humor.

Ndërkohë, Hoover ka qëndruar kryesisht larg konfliktit ligjor që ka përfshirë adaptimin filmik të “It Ends With Us”, mes regjisorit Justin Baldoni dhe aktores Blake Lively.

Padia e Lively ndaj Baldonit për ngacmim seksual pritet të shqyrtohet në gjyq në maj 2026.

Në një intervistë për Elle në dhjetor 2025, Hoover e cilësoi situatën ligjore si “të pafat” dhe “zhgënjyese”, duke pranuar se polemikat kanë errësuar suksesin e librit.

“Jam pothuajse e turpëruar të them që e kam shkruar,” u shpreh ajo. “Kur më pyesin çfarë bëj, them vetëm: jam shkrimtare.”

 

Të këshilluara

Golden Globe Awards 2026: Lista e fituesve

Aktorët e filmit dhe televizionit u mblodhën të dielën në Beverly Hilton për edicionin e 83-të të Golden Globe Awards, të cilat u transmetuan në CBS dhe u ndoqë...

14:18

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI