Flash

Sydney Sweeney drejt ndarjes me Scooter Braun?

Lapsi.al 11 January 2026
Sydney Sweeney drejt ndarjes me Scooter Braun?

Sportistë profesionistë thuhet se po i dërgojnë vazhdimisht mesazhe private Sydney Sweeney-t në rrjetet sociale, gjë që ka shkaktuar tension në marrëdhënien e saj me të dashurin, Scooter Braun.

Sipas burimeve pranë çiftit, Braun, 44 vjeç, është i irrituar nga mesazhet e shpeshta që aktorja merr nga atletë të njohur, duke i konsideruar ato “jashtëzakonisht mosrespektuese”, edhe pse Sydney Sweeney, 28 vjeçe, thuhet se i injoron dhe i bllokon dërguesit.

Megjithatë, sipas The Sun, këto nuk janë problemet e vetme në marrëdhënien e tyre. Burime të afërta me çiftin pretendojnë se ka disa çështje që kanë krijuar tension mes tyre.

Një prej tyre lidhet me një takim që Sweeney pati me ish-të fejuarin e saj, Jonathan Davino, në Los Angeles në nëntor të vitit të kaluar, takim që thuhet se e la Braun “të zemëruar dhe të ndjerë i nënvlerësuar”.

Burime të tjera theksojnë se Braun, i përshkruar si “old school”, ka vështirësi të pranojë nevojën e aktores për kohë personale.

“Sydney ka qenë gjithmonë shumë e pavarur,” shprehet një burim. “Ajo e vlerëson kohën vetëm – qoftë duke udhëtuar e vetme, duke dalë me shoqet apo thjesht duke u shkëputur nga gjithçka. Scooter preferon të jenë gjithmonë bashkë dhe ende po përpiqet të përshtatet me këtë.”

Sydney Sweeney dhe Jonathan Davino i dhanë fund lidhjes së tyre në mars 2025, pas gati shtatë vitesh bashkë. Nga ana tjetër, Braun ka qenë më parë i martuar për shtatë vite me Yael Cohen.

Pas ndarjes nga Davino, Sweeney dhe Braun u përfolën për herë të parë si çift pasi u takuan në dasmën e Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez në Venecia, në qershor 2025. Sipas burimeve, ishte vetë aktorja ajo që tregoi interes e para, ndërsa Braun fillimisht ishte i shqetësuar për diferencën e moshës prej 16 vitesh.

Megjithatë, lidhja e tyre u forcua shpejt dhe, sipas burimeve pranë Braun, marrëdhënia është serioze. “Ai e pëlqen vërtet shumë,” është shprehur një burim, duke shtuar se Braun duket më i lumtur se kurrë.

Që nga fillimi i romancës, çifti është parë në disa dalje publike, përfshirë pushime së bashku, takime me familjen e aktores dhe momente romantike në New York, duke e bërë lidhjen e tyre gjithnjë e më publike.

 

Të këshilluara

George Clooney flet për martesën me Amal

George Clooney ka ripërsëritur edhe një herë pretendimin e tij se ai dhe bashkëshortja Amal Clooney nuk kanë pasur asnjë debat gjatë më shumë se një dekade mart...

16:19

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI