Flash

Blac Chyna akuzon ish-partnerin për dhunë fizike

Lapsi.al 14 January 2026
Blac Chyna akuzon ish-partnerin për dhunë fizike

Blac Chyna ka akuzuar ish-të dashurin e saj, Twin Hector, se e ka tentuar ta mbyste ndërsa fëmijët e saj ishin duke fjetur në banesë.

Sipas dokumenteve gjyqësore të siguruara nga Page Six, ish-ylli i “Rob & Chyna”, emri i vërtetë i së cilës është Angela White, pretendon se ish-partneri i saj, Taiyon Hector, ka refuzuar të largohej nga shtëpia e saj në mars të vitit 2023, ndërsa ajo po përgatitej të udhëtonte jashtë shtetit.

“Në momentin që paditësja (Chyna) i kërkoi të pandehurit (Hector) të largohej nga banesa, nisi një debat si pasojë e refuzimit të tij për t’u larguar”, thuhet në dokumente.

Sipas padisë, gjatë incidentit ai dyshohet se u bë agresiv dhe ushtroi dhunë fizike, përfshirë mbytje, pështyrje, fyerje verbale dhe sjellje frikësuese.

Në dokumente thuhet gjithashtu se dadoja e Chyna-s, Jennifer, si dhe dy fëmijët e saj — King, 13 vjeç, dhe Dream, 9 vjeç — ndodheshin në shtëpi gjatë incidentit dhe ishin duke fjetur.

“Veprimet e tij i shkaktuan Chyna-s  frikë të arsyeshme për sigurinë dhe jetën e saj. Në momentin e ngjarjes, fëmijët e mitur ishin të pranishëm dhe në gjumë”, thuhet më tej.

Avokati i Twin Hector, Kirk Edward Schenck, i ka mohuar kategorikisht akuzat e Chyna-s, duke i quajtur ato të rreme.

“Nuk na habit fakti që Chyna po bën akuza të rreme ndaj zotit Hector, si një përpjekje e dobët për të larguar vëmendjen nga dhuna e saj,” deklaroi avokati për Page Six.

Vetë Twin Hector reagoi duke i quajtur akuzat “gënjeshtra absurde”, duke shtuar se nuk ka ushtruar kurrë dhunë ndaj një gruaje dhe se akuzat ndaj tij duhet të marrin fund.

Reagimi i Chyna-s vjen rreth një vit e gjysmë pasi Twin Hector ngriti padi ndaj saj, duke e akuzuar për dhunë fizike ndërsa ai ishte duke fjetur. Sipas tij, Chyna kishte shpërthime të dhunshme, veçanërisht nën ndikimin e alkoolit, dhe e kishte kërcënuar disa herë me vdekje.

Hector pretendon se në shtator të vitit 2021, Chyna e sulmoi brutalisht gjatë gjumit, duke i shkaktuar plagë dhe dëmtime të shumta. Çifti ishte në një lidhje nga gushti 2020 deri në mars 2023.

 

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI