Flash

Meghan Trainor thyen heshtjen për grupin “toksik” të nënave

Lapsi.al 13 January 2026
Meghan Trainor thyen heshtjen për grupin “toksik” të

Meghan Trainor reagoi të hënën në TikTok, duke hedhur poshtë çdo spekulim se aktorja Ashley Tisdale po i referohej asaj, pasi kjo e fundit publikoi një ese ku fliste për largimin nga një grup “toksik” nënash.

“Unë ende duke u përpjekur t’i bind të gjithë që nuk jam e përfshirë në dramën e grupit të nënave,” shkroi Trainor, 32 vjeç, mbi një video ku ajo sinkronizon buzët me fjalët:

“Ejani, duhet të më besoni! Ju lutem, duhet të më besoni!”

Ajo e shoqëroi videon me mbishkrimin: “Betohem që jam e pafajshme.”

[embed]https://www.tiktok.com/@meghantrainor/video/7594585130128215326?embed_source=121374463%2C121468991%2C121439635%2C121749182%2C121433650%2C121404359%2C121497414%2C122122240%2C121351166%2C121811500%2C121960941%2C122122244%2C122122243%2C122122242%2C121487028%2C121679410%2C121331973%2C120811592%2C120810756%2C121885509%3Bnull%3Bembed_masking&refer=embed&referer_url=www.tmz.com%2F2026%2F01%2F12%2Fmeghan-trainor-doubles-down-distancing-herself-mom-group%2F&referer_video_id=7594585130128215326[/embed]

Kjo është hera e dytë që këngëtarja reagon për situatën në TikTok. Më herët, ajo kishte publikuar një video ku shfaqej duke punuar në kompjuter, me tekstin:

“Unë duke mësuar për dramën e supozuar të grupit të nënave,” ndërsa në sfond luhej kënga e saj “Still Don’t Care.”

Edhe bashkëshorti i saj, aktori Daryl Sabara, reagoi për mediat, duke deklaruar se “këtu nuk ka asnjë dramë”.

“Thjesht po përpiqemi t’i mbajmë fëmijët të lumtur,” tha Sabara, 33 vjeç, duke shtuar për Tisdale:

“Nuk e di çfarë po ndodh, por shpresoj që ajo të jetë mirë.”

Më herët këtë muaj, Ashley Tisdale, 40 vjeç, publikoi një artikull për The Cut, ku tregonte se ishte ndjerë “jo mjaftueshëm cool” pasi ishte përjashtuar nga disa takime të grupit të saj të nënave, gjë që e çoi drejt ndërprerjes së këtyre miqësive.

Pas publikimit të esesë, u zbulua se grupi në fjalë përfshinte emra si Meghan Trainor, Hilary Duff dhe Mandy Moore, ndonëse publicisti i Tisdale këmbënguli se ajo i referohej një grupi tjetër.

 

 

Të këshilluara

Golden Globe Awards 2026: Lista e fituesve

Aktorët e filmit dhe televizionit u mblodhën të dielën në Beverly Hilton për edicionin e 83-të të Golden Globe Awards, të cilat u transmetuan në CBS dhe u ndoqë...

14:18

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI