Flash

Chiara Ferragni shpallet e pafajshme për skandalin e Pandoro-s

Lapsi.al 14 January 2026
Chiara Ferragni shpallet e pafajshme për skandalin e Pandoro-s

Influencerja dhe sipërmarrësja italiane Chiara Ferragni është shpallur e pafajshme nga akuzat penale në një çështje mashtrimi me vlerë rreth 2 milionë euro, që lidhej me shitjen e ëmbëlsirave të Krishtlindjes dhe vezëve të Pashkëve, të promovuara si bamirësi për fëmijët me kancer.

Një gjykatës në Milano vendosi të mërkurën se akuzat për mashtrim të rënduar ndaj Ferragni-t nuk janë të pranueshme për t’u shqyrtuar në gjykatë. Akuzat kishin të bënin me pretendimin se ajo kishte premtuar se të ardhurat nga shitja e një versioni të kufizuar të ëmbëlsirës së Krishtlindjes “pandoro”,  do të dhuroheshin për një fondacion që mbështet fëmijët me kancer.

Prokuroria kishte kërkuar një dënim prej 20 muajsh burg për influenceren 38-vjeçare.

“Gjithçka që kemi bërë, e kemi bërë me mirëbesim. Asnjë prej nesh nuk ka përfituar personalisht,” deklaroi Ferragni në gjykatë në nëntor, duke pranuar se ishte bërë një “gabim në komunikim”.

Ferragni kishte bashkëpunuar me kompaninë italiane të ëmbëlsirave Balocco për të promovuar pandorot “Pink Christmas” gjatë viteve 2022 dhe 2023, si dhe më pas vezë çokollate për Pashkë. Fushata marketingu sugjeronte se të ardhurat do të shkonin për spitalin pediatrik Regina Margherita në Torino, për kërkime kundër kancerit, çka çoi në rritje të ndjeshme të shitjeve.

Skandali shpërtheu pasi një gazetar investigativ zbuloi se Balocco kishte bërë një donacion prej 50 mijë eurosh për spitalin përpara nisjes së bashkëpunimit dhe se Chiara kishte përfituar një pagesë komerciale prej 1 milion eurosh. Më vonë u bë e ditur se të ardhurat nga shitjet do t’i kalonin drejtpërdrejt kompanive të Ferragni-t dhe jo spitalit.

As Balocco, as spitali dhe as ish-bashkëshorti i saj, reperi Fedez, nuk u akuzuan penalisht. Megjithatë, perandoria multimilionëshe që çifti kishte ndërtuar – përfshirë emisione televizive, podkaste dhe marka mode – u shemb pas shpërthimit të skandalit.

Çështja, e njohur në Itali si “Pandorogate”, u kthye në një debat kombëtar dhe çoi në nisma ligjore për të rregulluar aktivitetin e influencerëve, të mbështetura nga kryeministrja Giorgia Meloni.

Të këshilluara

Golden Globe Awards 2026: Lista e fituesve

Aktorët e filmit dhe televizionit u mblodhën të dielën në Beverly Hilton për edicionin e 83-të të Golden Globe Awards, të cilat u transmetuan në CBS dhe u ndoqë...

14:18

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI