Flash

Nicki Minaj përballet me kritika pas fjalimit në Phoenix

Lapsi.al 25 December 2025
Nicki Minaj përballet me kritika pas fjalimit në Phoenix

Nicki Minaj ka fshirë llogarinë e saj në rrjetet sociale pasi u përball me kritika të shumta pas pjesëmarrjes në eventin Turning Point USA – AmericaFest, që u mbajt të dielën në Phoenix, Arizona.

Reperja 43-vjeçare humbi afro 10 milionë ndjekës pasi doli në skenë së bashku me Erika Kirk, drejtore ekzekutive e Turning Point USA dhe e veja e aktivistit politik Charlie Kirk, i cili u vra në shtator.

Pas reagimeve të ashpra online, Minaj vendosi të largohej plotësisht nga platforma.  Gjatë fjalimit të saj në event, Minaj i nxiti të rinjtë, veçanërisht meshkujt, të ndjekin shembullin e ish-presidentit Donald Trump, duke e përshkruar atë si “të pashëm dhe karizmatik”.

“Ai u ka dhënë shumë njerëzve shpresë se e keqja mund të mposhtet dhe se mund të fitosh me kokën lart,” tha Minaj.

Ajo krahasoi gjithashtu veten me Trump-in, duke theksuar se të dy janë rritur në Queens, New York, dhe foli për rikthimin pas periudhave të vështira në jetë.

Minaj sulmoi ashpër edhe guvernatorin e Kalifornisë, Gavin Newsom, duke përdorur nofkën fyese “Newscum” dhe duke kritikuar qëndrimet e tij për çështjet që lidhen me fëmijët transgjinorë.

“Të rriturit normalë duan të shohin fëmijë të lumtur dhe të sigurt,” tha ajo, duke lexuar edhe disa postime të saj kritike nga rrjetet sociale.

Artistja foli gjithashtu për besimin e saj fetar dhe përndjekjen e të krishterëve në Nigeri, duke deklaruar:

“Nuk do të heshtim më kurrë. Do të flasim për të krishterët kudo në botë.”

Minaj u shpreh se nuk ka ndërmend të tërhiqet më nga bindjet e saj dhe se nuk e ka ndjerë fare reagimin negativ nga industria e muzikës. “Ne jemi ‘fëmijët cool’. Të tjerët janë thjesht të pakënaqur,” tha ajo për kritikët.

 

Të këshilluara

Ndahet nga jeta aktori i "Friends"

Aktori amerikan Pat Finn ka ndërruar jetë në moshën 60-vjeçare pas një beteje të gjatë me kancerin. Lajmi u konfirmua për PEOPLE nga përfaqësuesi i tij, i cili ...

16:31

Bradley Cooper drejt fejesës me Gigi Hadid?

Bradley Cooper ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm drejt fejesës, dy vite pas nisjes së lidhjes së tij me modelen Gigi Hadid. Sipas Daily Mail, aktori 50-vje...

18:48

Akuza të reja ndaj Russell Brand

Policia Metropolitane e Londrës njoftoi të martën se komediani dhe aktori britanik Russell Brand, 50 vjeç, është akuzuar me një rast përdhunimi dhe një rast sul...

17:22

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI