Flash

Zoe Saldaña ndez rrjetin me komentet për Avatar

Lapsi.al 24 December 2025
Zoe Saldaña ndez rrjetin me komentet për Avatar

Zoe Saldaña ka bërë një deklaratë të fortë për personazhin e saj ikonik në sagën “Avatar”, Neytiri, duke ndezur menjëherë debat në rrjetet sociale.

Në një intervistë të fundit për CinemaBlend, gjatë promovimit të filmit të ri “Avatar: Fire and Ash”, aktorja 47-vjeçare u shpreh hapur:

“Le ta pranojmë, Neytiri është raciste. Ajo verbohet nga një zemërim i fortë dhe humbet aftësinë për të parë qartë.”

Saldaña shpjegoi se kjo gjendje emocionale ndikon drejtpërdrejt në marrëdhënien e Neytirit me bashkëshortin e saj, Jake Sully (Sam Worthington). Sipas saj, Jake tregon guxim duke e përballur Neytirin me këtë realitet, edhe pse ajo është e thyer emocionalisht:

“Ajo harron se njeriu që do dhe respekton më shumë është bashkëshorti i saj, dhe ai është njeri. Jake e kupton drejtimin e rrezikshëm ku ajo po shkon, ndoshta edhe më mirë sesa vetë Neytiri.”

Aktorja shtoi se ishte emocionalisht e rëndë të interpretonte këtë anë të errët të personazhit, por e nevojshme për zhvillimin e historisë.

Deklaratat e Saldañës u bënë virale në TikTok, duke shkaktuar reagime të forta nga fansat e “Avatar”.

Shumë prej tyre kundërshtuan termin “raciste”, duke argumentuar se urrejtja e Neytirit nuk lidhet me racën, por me kolonializmin dhe shkatërrimin e planetit të saj.

“Ajo nuk është raciste, është kundër kolonizatorëve që i shkatërruan shtëpinë dhe kulturën,” shkroi një përdorues.

Të tjerë e quajtën të gabuar dhe të rrezikshme këtë etiketim, ndërsa disa shkuan më tej duke thënë se “franshiza po merr një drejtim shqetësues”.

Megjithatë, pati edhe fansa që dolën në mbrojtje të aktores: “Zoe Saldaña e ka luajtur Neytirin për 18 vjet. Ajo e njeh personazhin më mirë se kushdo,” shkroi një komentues. Një tjetër shtoi: “Ajo po flet pa filtra dhe pa paragjykime. Respekt.”

Të këshilluara

Bradley Cooper drejt fejesës me Gigi Hadid?

Bradley Cooper ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm drejt fejesës, dy vite pas nisjes së lidhjes së tij me modelen Gigi Hadid. Sipas Daily Mail, aktori 50-vje...

18:48

Akuza të reja ndaj Russell Brand

Policia Metropolitane e Londrës njoftoi të martën se komediani dhe aktori britanik Russell Brand, 50 vjeç, është akuzuar me një rast përdhunimi dhe një rast sul...

17:22

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI