Një person ka mbetur i plagosur me thikë mesditën e sotme në kryeqytet.
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se ngjarja ka ndodhur tek pallatet e verdha në Kamëz.
I plagosuri është transportuar në spitalin e Traumës. Autori është identifikuar nga policia shtetasi me iniciale F.Hj.