Flash

CNN: Pse në Shqipëri janë ngritur në protesta

Lapsi.al 23 December 2025
CNN: Pse në Shqipëri janë ngritur në protesta
Rrjeti prestigjioz amerikan CNN i ka kushtuar vëmendje situatës politike në Shqipëri. Në një video të shkurtër të publikuar në rrjetet sociale CNN shkruan se protestat në Shqipëri kanë nisur pas javëve të tensionuara në vend, të shkaktuara nga akuzat për korrupsion ndaj zv/kryeministres Belinda Balluku. CNN përmend edhe tensionet e javës së fundit në Parlament, ku pamjet e deputetëve të opozitës bënë xhiron e mediave ndërkombëtare. Protestuesit që hodhën molotovë përpara kryeministrisë kërkuan dorëheqjen e qeverisë, ndërsa SPAK kërkon heqjen e imunitetit të Ballukut, me qëllim arrestimin e saj, thotë CNN, duke iu referuar zhvillimeve të fundit në Shqipëri. ©LAPSI.al
 
View this post on Instagram
 

A post shared by CNN (@cnn)

Të këshilluara

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi

Një aksident rrugor është shënuar pasditen e kësaj të marte, në segmentin rrugor Vrion-Krane, konkretisht në kthesën e Finiqit. Një automjet ka dalë nga rruga d...

21:00

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.02

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI