Flash

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi

Lapsi.al 23 December 2025
Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi

Një aksident rrugor është shënuar pasditen e kësaj të marte, në segmentin rrugor Vrion-Krane, konkretisht në kthesën e Finiqit. Një automjet ka dalë nga rruga dhe është përmbysur në kolektorin buzë aksit rrugor.

Sipas informacioneve paraprake nga Policia e Sarandës, në mjet ndodhej vetëm drejtuesi i tij, shtetasi Aleksandër Xhuvani, 49 vjeç.

Pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të bashkisë Finiq si dhe shërbimet e policisë, të cilat kanë bërë të mundur nxjerrjen e drejtuesit nga automjeti i përmbysur. I dëmtuari është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Sarandës.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Pas ndihmës së parë në spitalin e Sarandës, sipas bluzave të bardha 49-vjeçari nga rënia ka marrë disa dëmtime deri edhe thyerje brinje dhe do transportohet me ambulancë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI