Flash

Deputetët e PD letër Niko Peleshit: Të premten vendosim për Ballukun, e kërkon SPAK!

Lapsi.al 24 December 2025
Deputetët e PD letër Niko Peleshit: Të premten vendosim për

Deputetët e Partisë Demokratike, anëtarë të Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit, i kanë dërguar një letër zyrtare kryetarit të këtij Këshilli Niko Peleshi për të mbledhur të premten në orën 11:00 Këshillin e Mandateve.

Në këtë shkresë kërkohet mbledhja e këshillit për shqyrtimin e kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut, pasi arsyetojnë deputetët e PD, kjo ishte edhe kërkesa e prokurorëve.

Në shkresë citohet kërkesa e prokurorit Dritan Prençi që pretendoi se 3-5 ditë ishin të mjaftueshme për t'u njohur me dosjen dhe se Belinda Balluku ndërkohë ka kërcënuar dëshmitarët, ndaj vendimi për arrestimin e saj duhet marrë sa më shpejt.

Kuvendi refuzon të japë një përgjigje për arrestimin e Ballukut sipas kërkesës së SPAK, pasi kryeministri Edi Rama ka thënë se do të presë vendimin e Gjykatës Kushtetuese në 22 Janar që do të vendosë nëse pezullimi i Ballukut nga detyra është i drejtë apo jo.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI