Protestuesit që hodhën molotovë përpara kryeministrisë kërkuan dorëheqjen e qeverisë, ndërsa SPAK kërkon heqjen e imunitetit të Ballukut, me qëllim arrestimin e saj, thotë CNN, duke iu referuar zhvillimeve të fundit në Shqipëri. Vëmendje i ka kushtuar situatës edhe rrjeti i famshëm “Al Jazeera”. “Një burrë u përfshi nga flakët ndërsa u hodhën objekte të ndezshme gjatë protestave antiqeveritare në Shqipëri. Mijëra demonstrues u mblodhën jashtë zyrës së kryeministrit Edi Rama, duke kërkuar dorëheqjen e tij. Lideri i opozitës dhe ish-kryeministri Sali Berisha iu bashkua demonstratave, duke marshuar me protestuesit në një shenjë mbështetjeje” – citon “Al Jazeera”. Edhe tabloidi britanik “Daily Mail” i ka bërë jehonë protestës së mbajtur nga opozita kundër qeverisë, të hënën e 22 dhjetorit. Përmes pamjeve të përcjella thuhet se mijëra demonstrues u mblodhën jashtë zyrës së kryeministrit Edi Rama, duke kërkuar dorëheqjen e tij. Sipas “Daily Mail” qytetarët hodhën molotovë, në shenjë proteste kundër korrupsionit të qeverisë Rama.View this post on Instagram
Në fokus të tabloidit britanik, ishin hetimet ndaj numrit dy të qeverisë Rama, Belinda Balluku, e cila po hetohet për shkelje të barazisë në tendera në Tunelin e Llogarasë dhe Lotet e Unazës së Madhe. ©LAPSI.alView this post on Instagram