Flash

PAMJET/ Ferrari në flakë, si humbi jetën ideatori i lojës “Call of Duty”

Lapsi.al 23 December 2025
PAMJET/ Ferrari në flakë, si humbi jetën ideatori i lojës

Vince Zampella, producenti dhe zhvilluesi i videolojërave “Call of Duty”, “Titanfall” dhe “Star Wars Jedi” ka humbur jetën. Ai ishte 55 vjeç. Aksidenti ndodhi në Kaliforni. Ferrari me të cilin po udhëtonte doli nga rruga dhe u përplas me një barrierë betoni.

Makina shpërtheu në flakë dhe Zampella mbeti i bllokuar brenda, duke humbur jetën në vendngjarje. Një pasagjer tjetër ndërroi jetë në spital.

Është ende e paqartë nëse Zampella ishte në timon apo ulur pranë shoferit. Raportet fillestare sugjerojnë se pasagjeri u hodh nga automjeti nga përplasja, ndërsa shoferi mbeti i bllokuar në kabinën që po digjej. Autoritetet kanë nisur një hetim për të përcaktuar shkakun e aksidentit.

Zampella ishte bashkëthemelues i kompanisë “Respawn Entertainment” dhe ish-drejtor ekzekutiv i “Infinity Ward”, studios që lançoi ekskluzivitetin e lojës “Call of Duty”. Në vitet e fundit, ai gjithashtu drejtoi ekipin e zhvillimit të ekskluzivitetit të lojës “Battlefield” duke lënë një gjurmë të thellë në industrinë e videolojërave. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi

Një aksident rrugor është shënuar pasditen e kësaj të marte, në segmentin rrugor Vrion-Krane, konkretisht në kthesën e Finiqit. Një automjet ka dalë nga rruga d...

21:00

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI