Flash

Riley Keough, nëna biologjike e djalit të John Travolta?

Lapsi.al 18 December 2025
Riley Keough, nëna biologjike e djalit të John Travolta?

Një padi e re ka tronditur botën e showbiz-it, duke ngritur akuza të rënda ndaj familjes Presley dhe aktorit John Travolta. Brigitte Kruse, ish-partnerja e biznesit të Priscilla Presley-t, pretendon se Riley Keough është nëna biologjike e djalit më të vogël të John Travolta-s, Ben.

Sipas dokumenteve gjyqësore të siguruara nga Page Six, Kruse pretendon se Travolta dhe bashkëshortja e tij e ndjerë, Kelly Preston, kanë përdorur vezët e Riley Keough për të sjellë në jetë djalin e tyre, i cili lindi në vitin 2010.

Në padi thuhet se Keough, 36 vjeçe, ka marrë një pagesë prej 10 mijë deri në 20 mijë dollarë, si dhe një makinë të vjetër Jaguar, në këmbim të këtij marrëveshjeje të supozuar.

Kruse gjithashtu pohon se më herët Lisa Marie Presley, nëna e Riley-t e ndarë nga jeta në vitin 2023, kishte rënë dakord të ndihmonte Travolta-n dhe Preston-in për të pasur fëmijë, duke dhënë vezët e saj. Më vonë, sipas padisë, çifti nuk dëshironte më t’i përdorte ato për shkak të problemeve të Lisa Marie me drogën.

Këto akuza janë pjesë e një padie të ndryshuar prej 50 milionë dollarësh, e ngritur nga Kruse dhe Kevin Fialko kundër Navarone Garibaldi Garcia, djalit të Priscilla Presley-t, për shkelje kontrate. Dokumentet pretendojnë se pas vdekjes së Lisa Marie Presley-t, familja Presley u përfshi në një luftë për kontrollin e pasurisë.

Avokati i Priscilla Presley-t, Marty Singer, i ka mohuar kategorikisht këto akuza. Në një deklaratë për mediat, ai i cilësoi pretendimet si “të turpshme” dhe tha se ato nuk kanë asnjë lidhje me çështjen gjyqësore në fjalë.

“Ky është një përpjekje e ulët për të shkaktuar dhimbje të mëtejshme ndaj Priscilla Presley-t dhe familjes së saj,” u shpreh Singer.

John Travolta dhe Kelly Preston, të martuar që nga viti 1991 deri në vdekjen e saj në vitin 2020, kishin tre fëmijë: Jett, i cili humbi jetën tragjikisht në vitin 2009, Ella Bleu dhe Ben. Ndërkohë, Riley Keough është e martuar me Ben Smith-Petersen dhe është nënë e dy fëmijëve.

 

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI