Flash

Paltrow dhe Lopez flasin për kritikat dhe presionin e famës

Lapsi.al 16 December 2025
Paltrow dhe Lopez flasin për kritikat dhe presionin e famës

Gwyneth Paltrow dhe Jennifer Lopez bien dakord për një gjë: shkëputja periodike nga rrjetet sociale është e nevojshme për shëndetin mendor, edhe për yjet e Hollywood-it.

Dy aktoret ishin pjesë e tryezës së rrumbullakët “The Envelope 2025 Oscar Actresses Roundtable” të Los Angeles Times, ku morën pjesë gjithashtu Emily Blunt, Tessa Thompson, Elle Fanning dhe Sydney Sweeney.

Gjatë bisedës, Paltrow, 53 vjeç, dhe Lopez, 56 vjeç, folën hapur për mënyrën se si përballen me komentet negative dhe kritikat online.

“Përpiqem të mos lexoj kurrë asgjë për veten time. Pikë. Kurrë,” u shpreh Paltrow, e njohur së fundmi për filmin Marty Supreme.

Lopez, e cila luan në muzikalin Kiss of the Spider Woman, u habit nga kjo qasje dhe e pyeti: “Asgjë? Kurrë? Sepse unë nuk lexoj kritika për filmat e mi, por njerëzit ndonjëherë t’i përcjellin kur janë pozitive… dhe ndonjëherë edhe gjëra të tjera.”

Paltrow pranoi se ndonjëherë përballet rastësisht me komente të tilla, ndërsa Lopez shtoi me humor: “Dhe të vjen të vdesësh.”

“Po, pikërisht,” u përgjigj Paltrow. “Sidomos kur dikush të dërgon një link me diçka shumë të shëmtuar për ty dhe thotë: ‘Mos u shqetëso, është budallallëk’. Përpiqem t’i shmang këto gjëra. Madje kam fshirë edhe Instagramin.”

Edhe Emily Blunt u shpreh se kishte bërë të njëjtën gjë, ndërsa Lopez theksoi se “herë pas here duhet të pastrohesh nga rrjetet sociale”. Nga ana tjetër, Sydney Sweeney pranoi se për të kjo është e vështirë: “Tingëllon bukur, por unë nuk mundem.”

Gjatë diskutimit, Paltrow dhe Lopez folën edhe për keqkuptimet që kanë hasur gjatë karrierës së tyre, veçanërisht kur vendosën të shtriheshin përtej aktrimit.

“Kur u tërhoqa pak nga aktrimi për t’u bërë sipërmarrëse rreth vitit 2008, i hutova dhe i zemërova njerëzit,” tha Paltrow, bashkëthemeluese e markës Goop. “Askush nuk e kuptonte çfarë po bëja dhe u përballa me shumë kritika gjatë 17 viteve që nga dërgimi i newsletter-it të parë.”

Ajo theksoi se gratë janë shumëdimensionale dhe nuk duhet të kufizohen në një rol të vetëm.

“Ne nuk jemi vetëm nëna, artiste apo intelektuale. Jemi të gjitha këto bashkë. Askush nuk duhet të na fusë në kuti – ne vetë e përcaktojmë kush jemi,” shtoi ajo.

Edhe Jennifer Lopez ndau një përvojë të ngjashme, duke kujtuar momentin kur vendosi të kalonte nga aktrimi në muzikë.

“Kur fillova të regjistroja muzikë, njerëzit më thoshin se nuk do të më merrnin më seriozisht si aktore,” tha ajo, duke kujtuar se në vitin 2001 ajo kishte njëkohësisht filmin dhe albumin numër një në SHBA.

 

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI