Flash

Djali i Rob Reinerit akuzohet për vrasjen e prindërve në LA

Lapsi.al 16 December 2025
Djali i Rob Reinerit akuzohet për vrasjen e prindërve në LA

Autoritetet në Los Angeles kanë ngritur akuza për vrasje ndaj Nick Reiner, djalit 32-vjeçar të regjisorit të njohur Rob Reiner, lidhur me vrasjen me thikë të prindërve të tij në banesën familjare në lagjen Brentwood.

Nick Reiner u arrestua të dielën në mbrëmje dhe ndodhet ende në paraburgim, me një garanci prej 4 milionë dollarësh. Sipas policisë, Rob Reiner, 78 vjeç, dhe bashkëshortja e tij Michele Singer Reiner, 68 vjeçe, u gjetën të pajetë brenda rezidencës së tyre pas një thirrjeje emergjente rreth orës 15:30.

Sipas raportimeve, vajza e çiftit, Romy Reiner, ishte ajo që zbuloi trupat dhe njoftoi autoritetet. Ajo u ka thënë oficerëve se një anëtar i familjes duhet konsideruar i dyshuar, duke e përshkruar atë si “të rrezikshëm”.

Hetuesit dyshojnë se çifti u vra me thikë pas një debati të ashpër. Ngjarja ka tronditur jo vetëm komunitetin lokal, por edhe botën e Hollywood-it, duke pasur parasysh karrierën e Rob Reinerit si regjisor, aktor dhe producent.

Nick Reiner ka folur më herët publikisht për një jetë të shënuar nga varësia dhe pasiguria. Në një intervistë të vitit 2016, ai tregoi se kishte kaluar vite pa strehë të qëndrueshme në disa shtete të SHBA-së.

“Isha i pastrehë në Maine. Isha i pastrehë në New Jersey. Isha i pastrehë në Teksas,” kishte rrëfyer ai.

Sipas tij, problemet nisën herët. Ai hyri për herë të parë në rehabilitim në moshën 15-vjeçare dhe u rikthye disa herë gjatë viteve.

“Kalova netë në rrugë. Kalova javë të tëra në rrugë. Nuk ishte aspak e lehtë,” ka thënë ai, duke shtuar se në moshën 19-vjeçare, pasi u largua nga një qendër trajtimi, përfundoi sërish në rrugë, përvojë që sipas tij gati i kushtoi jetën.

“Është çështje fati,” kishte deklaruar Reiner. “Hedh zarin dhe shpreson t’ia dalësh.”

Këto përvoja u reflektuan më vonë në filmin “Being Charlie”, një vepër gjysmë-autobiografike e bashkëshkruar nga Nick Reiner dhe e drejtuar nga i ati, Rob Reiner. Filmi i vitit 2015 kishte në kast aktorin Cary Elwes.

Gjatë promovimit të filmit, Rob Reiner kishte folur hapur për dhimbjen emocionale që kishte përjetuar për shkak të varësisë së të birit.

“Ishte jashtëzakonisht e vështirë, me ngritje dhe ulje shumë të dhimbshme,”u shpreh ai. “Dhe realizimi i filmit i riktheu të gjitha këto ndjenja.”

Rob Reiner dhe Michele Singer Reiner ishin të martuar prej 36 vitesh. Autoritetet kanë bërë të ditur se hetimet janë ende në zhvillim dhe detaje të tjera pritet të bëhen publike në vijim.

 

Të këshilluara

Ndahet nga jeta aktori i “The Mask”

Aktori Peter Greene, i njohur për rolet e tij në filmat e famshëm “The Mask” dhe “Pulp Fiction”, u gjet i pajetë pasditen e së premtes në apartamentin e tij në ...

12:12

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI