Flash

Tronditet Holanda/2 vëllezërit sirianë mbytën motrën në kënetë sepse kishte të dashur

Lapsi.al 28 November 2025
Tronditet Holanda/2 vëllezërit sirianë mbytën motrën

Dy vëllezër sirianë mbytën motrën e tyre 18-vjeçare në një kënetë, një vrasje për nder, e urdhëruar nga babai i tyre, pasi ai zbuloi se vajza e tij kishte një të dashur. Krimi i tmerrshëm ndodhi në Holandë dhe dy vëllezër u nxorën në gjyq pasi babai i tyre iku në Siri.

18-vjeçarja Rayan Al-Jayar u vra nga vëllezërit e saj me urdhër të babait të saj, sepse ajo kishte "turpëruar" familjen duke pasur një partner. Babai Khaled, i cili u largua në Siri, do të gjykohet në mungesë ndërsa vëllezërit, Mohammed, 23 vjeç, dhe Muhannad, 25 vjeç, u nxorën në bankën e të akuzuarve.

18-vjeçarja u zhduk nga shtëpia e familjes së saj në Jura të Holandës, më 22 maj 2024. Gjashtë ditë më vonë, ajo u gjet e vdekur në një kënetë në Lelystad, ku ekspertët mjeko-ligjorë zbuluan se asaj i ishte mbyllur goja, duart i kishte të lidhura pas shpine dhe kyçet e këmbëve të bllokuara me shirit ngjitës. Ekspertët mjeko-ligjorë gjetën në thonjtë e saj ADN-në që i përkiste babait të saj, duke sugjeruar se ajo kishte rezistuar.

Ata i mohojnë akuzat

Prokurorët thonë se 18-vjeçarja u vra sepse kishte të dashur dhe u soll në një mënyrë që familja e saj e konsideronte "perëndimore" duke e regjistruar atë si një krim nderi. Vëllezërit e saj, gjyqi i të cilëve filloi të enjten, këmbëngulin se vrasja është kryer nga babai i tyre.

Babai që iku në Siri thuhet se i dërgoi dy email-e gazetës holandeze “De Telegraaf” duke marrë përgjegjësinë e plotë dhe duke i deklaruar djemtë e tij të pafajshëm. Megjithatë, prokurorët e hodhën poshtë pretendimin e tij, duke këmbëngulur se ai vetë i urdhëroi djemtë e tij të rrëmbenin dhe të vrisnin Ryanin.

Vlen të përmendet se 18-vjeçarja ishte nën mbrojtje policore, e cila iu ndërpre para vrasjes së saj, pa sqaruar arsyet që i çuan autoritetet në këtë vendim.

Babai në Siri

Media holandeze “Nieuwsuur” raportoi se Khaled është fshehur në Sirinë veriore dhe është rimartuar. Ministria holandeze e Drejtësisë thotë se nuk ka asnjë mënyrë për ta sjellë atë përsëri, duke shpjeguar: "Aktualisht nuk ka mundësi për bashkëpunim kriminal me Sirinë, pasi autoritetet penale që duhen për një bashkëpunim të tillë nuk janë (ende) funksionale në atë vend".

Megjithatë, Ministri sirian i Drejtësisë Mazhar al-Wais thotë se gjykatat e vendit janë "rivendosur plotësisht", duke shtuar: "Ato do të ofrojnë ndihmën e nevojshme ligjore në përputhje me rregulloret". Ai pretendon se Siria tashmë ka trajtuar 3 kërkesa nga vendet evropiane, por nuk ka marrë asnjë nga Holanda për rastin e Ryan. Avokatët e vëllezërve kanë kërkuar lirimin e tyre para gjyqit, por gjykatësi ka urdhëruar që ata të qëndrojnë në burg. ©LAPSI.al

Të këshilluara

The Guardian: Nekrologji për Fatos Nanon

The Guardian i ka kushtuar këtë të premte, më 28 nëntor, një nekrologji Fatos Nanos, duke e përshkruar atë si një figurë kyçe të politikës shqiptare gjatë një p...

19:39

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI