Flash

10% e fëmijëve nën moshën 3 vjeç në çerdhe publike, 18 bashki nuk kanë fare shërbim

Lapsi.al 28 November 2025
10% e fëmijëve nën moshën 3 vjeç në

Shqipëria ka nevojë urgjente për forcimin e Edukimit dhe Kujdesit në Fëmijërinë e Hershme si një formë e mbështetjes së zhvillimit të kapitalit njerëzor dhe pjesëmarrjes në tregun e punës.

Në dokumentin e fundit të rishikimit të financave publike në Shqipëri, i Bankës Botërore nënvizohet se pavarësisht rritjes së shpenzimeve publike për këtë zë, ato mbeten ende të ulëta në raport me standardet ndërkombëtare. Raporti vëren se Shqipëria po pëson rritje të kërkesës për këto shërbime pavarësisht tkurrjes demografike.

“Përshpejtimi i përpjekjeve për përmirësimin e financimit të qeverisjes vendore mund të përmirësojë aksesin dhe cilësinë e shërbimeve të EKFH. Aksesi në shërbimet EKFH është i kufizuar dhe i pabarabartë: vetëm 10 për qind e fëmijëve nën moshën tre vjeç janë të regjistruar në çerdhe publike, ndërsa 18 bashki nuk ofrojnë fare shërbime të tilla. Variacionet në tarifat prindërore dhe mungesa e një kuadri të qartë rregullator për ofrimin privat të shërbimeve përkeqësojnë më tej pabarazitë në akses” thuhet në raport.

Sipas Bankës Botërore sfidat në bashkërendimin institucional midis ministrive dhe njësive të qeverisjes vendore fragmentizojnë ofrimin e shërbimeve, ndërsa boshllëqet në të dhëna pengojnë planifikimin dhe shënjestrimin efektiv.

Raporti vëren se megjithëse reformat për përmirësimin e formulave të transfertave dhe aplikimin e granteve të bazuara në performancë janë në proces, përshpejtimi i përpjekjeve për forcimin e menaxhimit financiar, praktikave të buxhetimit dhe mbikqyrjes së ofrimit të shërbimeve në nivel vendor është thelbësor për të arritur një efikasitet më të lartë fiskal.

Një tjetër element që sjell në vëmendje ky dokument është ai i rritjes së efikasitetit të financimit dhe përfshirja në një rol më të gjerë e partneritetit me privatët në këtë fushë.

“Adresimi i këtyre sfidave do të kërkojë si rritje të investimeve publike ashtu edhe një qasje më strategjike në alokimin e tyre. Rritja e efikasitetit të financimit – përmes granteve të mirë shënjestruara, sistemeve të përforcuara të menaxhimit financiar vendor dhe kornizave të qarta rregullatore – është thelbësore për maksimizimin e ndikimit të burimeve të kufizuara. Zgjerimi i partneriteteve me ofrues privatë, nxitja e kujdesit ndaj fëmijëve të mbështetur nga punëdhënësit dhe mobilizimi i fondeve ndërkombëtare mund të ndihmojnë gjithashtu në mbylljen e hendeqeve infrastrukturore” thuhet në dokument.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI