Flash

Takimi i Salianjit me më të votuarit e primareve e listave të hapura, reagon Berisha

Lapsi.al 28 November 2025
Takimi i Salianjit me më të votuarit e primareve e listave të

Kreu i PD, Sali Berisha ka komentuar për News24 takimin e zhvilluar dje nga disa prej anëtarëve më të votuar të Partisë Demokratike, mes të cilëve Ervin Salianji dhe Ilir Alimehmeti.

Berisha nuk u shpreh i shqetësuar për këtë takim, ndërsa theksoi se personat më të votuar të listave të hapura janë persona të nderuar dhe me kontribute të pamohueshme në PD dhe se mendimi ndryshe në parti janë gjëja më normale.

Megjithatë ai theksoi se këta persona kanë instancat e tyre për të shprehur mendimet, duke përmendur se Ervin Salianji është anëtar i Kryesisë së PD, ndërsa Ilir Alimehmeti është këshilltari i parë i opozitës në Bashkinë e Tiranës.

Berisha shtoi se ai mirëpret çdo demokrat në zyrë, duke nënvizuar se secili prej tyre është i ftuar të shprehë mendimin.

“Unë i shqetësuar? Jo. Njerëzit që kanë marrë më shumë vota janë në Parlament. Për listat e hapura ata janë njerëz të nderuar, janë aktivistë të shquar të PD dhe njerëz me kontribute të pamohueshme në PD dhe është gjëja më normale mendimi ndryshe në parti. Kanë instancat secili, Salianji është anëtar i Kryesisë së PD dhe ka vendin ku t’i shprehë mendimet. Të tjerët janë, Alimehmeti është këshilltari i parë i opozitës në Tiranë. Të gjithë kanë vendin ku të shprehin mendimet e tyre, unë pres cdo demokrat në zyrë, por janë të ftuar të shprehin mendimet e tyre gjithë demokratët, nuk ka asnjë lloj risie këtu të jem i sinqertë”, u shpreh Berisha.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI