Flash

Rama akuzoi protestuesen për ndërtim pa leje, objekti në fakt i përket vitit 1941

Kryeministri Edi Rama akuzoi një qytetare protestuese si autorja e një ndërtimi pa leje në Durrës, duke insinuuar për hipokrizi. Aktivistja e shënjestruar, Entela Spahivogli, si dhe pamje filmike historike sugjerojnë se ndërtesa që kryeministri e cilësoi si “pa leje” dhe “çiban” në fakt është ndërtuar në vitin 1941.

16:42

Lëvizje brenda PD? Ilir Alimehmeti flet për takimin me demokratët

Lapsi.al 27 November 2025
Lëvizje brenda PD? Ilir Alimehmeti flet për takimin me demokratët

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Ervin Salianji dhe njëri prej kandidatëve më të votuar në qarkun e Tiranës Ilir Alimehmeti, bashkë me kandidatë të listave të hapura si Aulon Kalaja, Tedi Kopliku, Xhemal Gjuknshi, Hysen Kadiu dhe të tjerë, janë mbledhur këtë të enjte për të diskutuar për një qasje ndryshe që duhet të ketë në drejtimin dhe organizimin e partisë më të madhe në opozitë. I ftuar këtë mbrëmje në studion e Top Story në Top Channel, Alimehmeti ka zbardhur diskutimet brenda këtij takimi.

“Ishte një tryezë mes demokratësh, për të kuptuar problemet tona ku janë dhe të shtyjmë kauzat tona më tej. PD do duhet të forcohet dhe për këtë duhet të kuptojë ku ka gabime, që të shmanget nga modele që kanë treguar që nuk kanë funksionuar. Me të gjithë kandidatët që flasim në qarqe, na thanë që nuk jemi kontaktuar më, janë lënë në harresë. Nuk mendoj se kjo është rruga e duhur.

Ajo që kuptuam, më e vështirë ka qenë për të kuptuar si janë qarqet e tjera, por kuptuam që kanë qenë të njëjtat problematika në çdo qark. Kandidatët do duhej të ishin thirr nga Kryesia, apo Këshilli Kombëtar, për t’u dëgjuar dhe ana e tyre”, tha ai.

Alimehmeti u shpreh se PD-ja duhet të jetë e sigurt dhe të shkojë në mënyrë të suksesshme drejt zgjedhjeve. Sipas tij, partia kërkon atë që çdo opozitar do, që është fakti që partia të forcohet dhe të riorganizohet për një vizion më të mirë politik.

“Pranverën që vjen mbarojë të gjitha mandatet. Do ketë votimet të brendshme. Do ketë mundësi të riorganizohet PD, sepse kush e ka vizionin më të mirë politik kupton çfarë duhet të bëjë.

Ne kërkojmë dhe duam atë që do çdo opozitar, partia të forcohet.. të jetë shpresë fitore në zgjedhjet e ardhshme. Këtë do opozita dhe shumë shqiptarë që nuk votojnë PD por janë të lodhur nga qeverisa. Nuk shkohet dot me një kërcim por ka një zinxhir përfaqësimesh.

Në fund fare ne përfaqësojmë njerëz që na kanë votuar dhe duhet të përçojmë fjalën e tyre. Mbeten metodat mes miqsh por nuk është organizmin që optimizon situatën. Shqetësimi mbetet bazë, si ne shkojmë në mënyrë të suksesshme në zgjedhjet e ardhshme, të jemi të sigurt jo me pikëpyetje. Nuk e konceptojë dot garën politike pa e parë kundërshtarin përballë”, u shpreh Alihemeti.

Pas mbledhjes reagoi kreu i grupit parlamentar Gazmend Bardhi që e quajti “një kafe mes tyre”, por Alimehmeti mendon ndryshe.

“Të them të drejtën dhe unë statuseve në FB nuk komentoj, po të donte të na thërriste Këshilli Kombëtar do shkoja, pra mundësia për të fol nuk ka qenë. Lënia pa diskutuar e demokratëve sjellin situata si këto, që kemi një qeveri të kalbur që nuk hidhet dot në tokë, dhe një opozitë që nuk sjell dot njerëz. Pse arritëm në mbledhjen e kësaj tryeze? Kjo pyetje u duhet bërë atyre. Ata nuk e kanë bërë dhe i kanë larguar njerëzit, ne thjeshtë vazhdojmë punën, të kuptojmë ku jemi dhe ku janë problematikat”, tha Alimehmeti.

“Ne ishim në një moment diskutimi, si është situata dhe si e mendon secili prej nesh. Në takim kemi qenë rreth 15 veta”, tha ai.

Por a është ky takim një nismë apo lëvizje politike brenda PD? Përgjigjen ai e la të hapur, duke thënë se në fillim gjithçka nis me një shtrëngim duarsh, e duke shtuar se PD i duhet një riorganizim, nga “koka te këmbët”.

“Në fillim gjithçka nis me një shtrëngim duarsh dhe për të kuptuar se ku ndodhemi. Në mungesë të një përfaqësimi të demokratëve, ku përkarshi të një qeverie të kalbur opozita nuk e hedh dot në tokë dhe nuk ndodh ai rrotacioni politik, parimi ishte si mund të forcohet PD. Unë personalisht mendoj se PD i duhet një riorganizim nga koka te këmbët, vetëm në këtë mënyrë ne mund t’i qasemi një sistemi zgjedhjesh vendore në mënyrë të suksesshme.

Vizioni është 2029 që kalon përmes 2027. Nëse në këto muaj bëjmë disa riorganizime që u flasin njerëzve siç duhet, në atë mënyrë situata kthehet, sepse është e lehtë më këtë qeverisje përballë sepse është duke rënë vetë”, tha ai. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Tornado “Adel” godet Greqinë

Greqia është përfshirë nga moti i keq. Stuhia ka goditura zona të ndryshme. Së fundmi tornado “Adel” ka përfshirë Finikoundën, duke shkaktuar dëme masive. Pe...

18:24

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI