Flash

Shaip Kamberi: Duam targa dhe policët tanë në Preshevë! Lejoni simbolet tona

Lapsi.al 27 November 2025
Shaip Kamberi: Duam targa dhe policët tanë në Preshevë!

Është zëri më i fuqishëm shqiptar brenda Parlamentit të Serbisë. Deputeti Shaip Kamberi, gjatë debatit për buxhetin, theksoi edhe njëherë problematikat jetike që hasin njerëzit në Luginën e Preshevës. Ai e pyeti Ministrinë e Brendshme pse nuk i ka kthyer përgjigje në kërkesën e tij që komuna e Preshevës të marrë targën e saj të regjistrimit për automjetet motorike.

Gjithashtu Kamberi pyeti Qeverinë pse janë bllokuar paratë për Këshillin Kombëtar Shqiptar nga fondet e Qeverisë së Kosovës, si dhe çfarë po ndodh me iniciativën për një program për pranimin e personave nga pakicat kombëtare shqiptare dhe boshnjake në shërbimin policor në nivel lokal. Edhe në seancën e kaluar, deputeti shqiptari foli me tone të ashpra në parlamentin serb.

“E dimë se ekziston diskriminim institucional ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës. E dimë se ekziston praktika e pasivizimit të adresave, përmes së cilës mijëra njerëzve u hiqet e drejta zgjedhore dhe qytetare”, nënvizoi Kamberi.

Ai shtoi se qeveria serbe nuk zbaton ligjin për përdorimin zyrtar të gjuhëve, nuk njeh diplomat dhe nuk ka vendosur në Preshevë tabelat në gjuhën shqipe. “Kur kërkojmë ndalimin e pasivizimit të adresave, ne nuk kërkojmë mëshirë, por respektim të së drejtës. Kur kërkojmë përdorim zyrtar të gjuhës dhe simboleve, ne nuk kërkojmë privilegje, por trajtim të barabartë”, tha përballë deputetëve serbe, Shaip Kamberi.

Të këshilluara

Tornado “Adel” godet Greqinë

Greqia është përfshirë nga moti i keq. Stuhia ka goditura zona të ndryshme. Së fundmi tornado “Adel” ka përfshirë Finikoundën, duke shkaktuar dëme masive. Pe...

18:24

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI