Flash

Rëndohet bilanci i zjarreve në gradaçelat e Hong Kongut! 83 të vdekur

Lapsi.al 27 November 2025
Rëndohet bilanci i zjarreve në gradaçelat e Hong Kongut! 83

Bilanci tragjik i viktimave nga zjarri në kompleksin rezidencial Tai Po në Hong Kong po rritet edhe më shumë, me autoritetet që tani thonë se 83 persona kanë vdekur dhe 75 janë plagosur.

Numri i personave të zhdukur është gjithashtu jashtëzakonisht i lartë, tani të paktën 250. Një zjarrfikës ka vdekur gjithashtu dhe 11 të tjerë janë plagosur gjatë përpjekjeve për shuarjen e zjarreve.

Më shumë se një ditë pasi shpërtheu zjarri në zonën Tai Po në Kinë, autoritetet thonë se ai është “në thelb nën kontroll” me vetëm disa zjarre të mbetura në ndërtesa.

Konkretisht, katër nga tetë ndërtesat në kompleks janë shuar dhe shuarja e zjarreve po vazhdon në tre prej tyre. Ndërtesa e tetë nuk u prek nga zjarri.

Detyra e shuarjes së zjarrit ishte jashtëzakonisht e vështirë për shkak të materialeve të ndezshme dhe ngarkesës së madhe të nxehtësisë në ndërtesa.

Qindra njerëz janë zhvendosur në strehimore të përkohshme. Ndërkohë, vëmendja e Autoriteteve është përqendruar në shkaqet e zjarrit, të cilat mbeten të panjohura për momentin.

Kompleksi banesor po rinovohej dhe jashtë ishin ngritur skela prej bambuje dhe rrjete, të cilat ishin të ndezshme dhe duket se kanë kontribuar në përhapjen e shpejtë të zjarrit. Tre drejtues të kompanisë së ndërtimit janë arrestuar me dyshimin për vrasje të paqëllimshme dhe “pakujdesi të rëndë”.

Kronika e tragjedisë

Flakët e para u vunë re rreth orës 14:51 të së mërkurës. Thirrja e parë në zjarrfikëse u bë pothuajse në të njëjtën kohë dhe automjetet mbërritën brenda 10 minutash, ndërsa flakët u përhapën nga katet e poshtme lart.

Brenda rreth një ore (në orën 16:10) zjarret ishin përhapur në të paktën dy rrokaqiej të tjerë, raporton BBC.

Raportet e para për një të vdekur erdhën në orën 16:41 dhe kishin të bënin me një zjarrfikës. Deri në orën 18:22, zjarri konsiderohej i nivelit 5, më i madhi në fuqi në qytet. Më tej numri u rrit me shpejtësi, kurse zjarri përfshiu tetë rrokaqiej, duke e rënduar bilancin.

Shkak dyshohet përbërja prej bambuje e skelave të vendosura për restaurimet e pallateve shumëkatëshe.

Të këshilluara

Franca rikthen shërbimin ushtarak

Franca do të rikthejë një formë të kufizuar të shërbimit ushtarak, në një kohë kur frika për një përballje me Rusinë po rritet në gjithë Evropën. Më shumë se 25...

15:51

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI