Flash

Pas Rubios, edhe Trump na uron Festën e Flamurit duke përmendur organizatat kriminale

Lapsi.al 28 November 2025
Pas Rubios, edhe Trump na uron Festën e Flamurit duke përmendur
Edhe në urimin që Presidenti amerikan Donald Trump i ka bërë sot homologut Bajram Begaj për festën e pavarësisë, bie në sy një element aspak i zakonshëm. "Pres me padurim forcimin e bashkëpunimit tonë mbi prioritetet e përbashkëta, duke përfshirë stabilitetin rajonal, përballjen me organizatat kriminale ndërkombëtare dhe zgjerimin e mundësive dypalëshe të biznesit dhe tregtisë" - thuhet mes të tjerash në urimin e Trump dërguar presidentit Bajram Begaj. Përmendja e luftës ndaj organizatave kriminale në telegramin e Trump vjen kur njëkohësisht sekretari i Shtetit Marco Rubio bëri ndoshta urimin më të pazakontë për një festë shtetërore në Shqipëri. Në vend të frazave të zakonshme për miqësinë historike mes dy vendeve, Rubio ka zgjedhur të jetë i ashpër në formulimin se: “partneriteti ynë me forcat ligjzbatuese shqiptare i bën qytetarët tanë më të sigurt teksa ne përballemi me kërcënimet prej grupeve kriminale ndërkombëtare, karteleve të trafikut të drogës dhe atyre që bashkëpunojnë me to” Që ky mesazh të shkruhet në Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, tregon se Uashingtoni nuk ka më durimin të komunikojë me nënkuptime, por po thekson se prioritetet amerikane në raport me Shqipërinë kanë ndryshuar. Ndërkohë që në urimin e Rubios shmanget qeveria shqiptare dhe Edi Rama.

Lexoje të plotë këtu: Washingtoni i kujton Ramës kartelet e drogës në Ditën e Flamurit 

Urimi i Trump:  “Në emër të popullit të Shteteve të Bashkuara, ju dërgoj urimet tona më të mira juve dhe popullit të Shqipërisë ndërsa festoni pavarësinë tuaj. Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria gëzojnë një partneritet të fortë të krijuar nga lidhje të ngushta sigurie, ekonomike dhe njerëzore. Pres me padurim forcimin e bashkëpunimit tonë mbi prioritetet e përbashkëta, duke përfshirë stabilitetin rajonal, përballjen me organizatat kriminale ndërkombëtare dhe zgjerimin e mundësive dypalëshe të biznesit dhe tregtisë. Ju uroj juve dhe popullit të Shqipërisë një Ditë të gëzuar Pavarësie”, shkruan Presidenti Donald J. Trump në telegramin e tij dërguar Presidentit të Republikës së Shqipërisë.

Nëse mesazhet e Washingtonit dikur vinin të mbështjella me formula diplomatike, këtë 28 Nëntor ato erdhën krejt të zhveshura. Si Rubio ashtu edhe Trump, në vend të urimeve të zakonshme, zgjodhën të nënvizojnë hapur krimin e organizuar dhe kartelët, duke e bërë të qartë se Shqipëria sot shihet përmes prizmit të sigurisë dhe jo të dekorit protokollar. Dhe fakti që në këto mesazhe emri i Edi Ramës nuk përmendet fare, tregon se Uashingtoni ka vendosur të flasë drejt, pa ekuivoke dhe pa filtra, një sinjal që Tirana mund të zgjedhë ta injorojë, por nuk mund ta keqkuptojë. ©LAPSI.AL 

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI