Flash

Humb jetën 18-vjeçari shqiptar në Itali/ Skuteri i tij u përplas nga një makinë

Lapsi.al 28 November 2025
Humb jetën 18-vjeçari shqiptar në Itali/ Skuteri i tij u

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pasditen e së enjtes në Sorbolo të Parmës në Itali. Për pasojë ka humbur jetën 18-vjeçari me origjinë shqiptare Francesco Ajdini, banues në Praticello di Gattatico.

Sipas mediave italiane, një automjet tip një Fiat që po kthehej majtas është përplasur me skuterin 125 cc që drejtonte i riu. Përplasja ka qenë tepër e fortë dhe megjithëse Francesco mbante kaskë në kokë, ai është rrëzuar me forcë në asfalt.

Në vendngjarje mbërritën menjëherë ekipet e emergjencës dhe autoambulanca. Në fluturim u ngrit edhe helikopteri i emergjencës. Mjekët kryen përpjekje të shumta, por plagët e marra ishin tepër të rënda dhe i riu ndërroi jetë pak pas aksidentit.

Francesco kishte mbushur 18 vjeç vetëm më 18 gusht. Ai jetonte me prindërit dhe motrën e tij më të madhe. Kryetari i bashkisë, Daniele Finucci – i cili e njihte familjen edhe si mjeku i tyre – shprehën ngushëllime: “Një familje e ndershme dhe punëtore, ashtu si edhe Francesco. Jam i tronditur dhe u shpreh ngushëllimet më të sinqerta në emër të komunës.”

Në rrjetet sociale, në profilin e babait të viktimës, Flamur Ajdini, ende qëndrojnë fotot e festës së 18-vjetorit: Francesco duke kërcyer me shokët e tij, duke buzëqeshur pranë tortës blu dhe të rrethuar nga familjarët. Nga autoritetet pritet të kryhen hetime shtesë për të përcaktuar me saktësi shkakun dhe përgjegjësinë e përplasjes.

Fatkeqësisht, kjo nuk është tragjedia e parë që godet familjen Ajdini. Në vitin 2004, vajza e tyre 2-vjeçare, Sara, humbi jetën po në një aksident rrugor. /LAPSI.al

Të këshilluara

The Guardian: Nekrologji për Fatos Nanon

The Guardian i ka kushtuar këtë të premte, më 28 nëntor, një nekrologji Fatos Nanos, duke e përshkruar atë si një figurë kyçe të politikës shqiptare gjatë një p...

19:39

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI