Flash

Me armë pa leje dhe kanabis me vete, arrestohen dy persona në Shkodër

Lapsi.al 28 November 2025
Me armë pa leje dhe kanabis me vete, arrestohen dy persona në

Policia ka arrestuar sot dy persona në Vaun e Dejës. Në prangat e policisë ra një 34-vjeçar, banues në fshatin Bushat për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

U arrestua gjithashtu edhe një 29-vjeçar, banues në fshatin Paçram për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Polica ka ndaluar automjetin me të cilin qarkullonte 29-vjeçari dhe gjatë kontrollit fizik ka gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis.

Njoftimi i policisë

Në zbatim të planit të masave për rritjen e parametrave të sigurisë, duke evidentuar dhe goditur veprimtaritë kriminale, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar “CONTROL". Si rezultat i këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë shtetasit:-D. G., 34 vjeç, banues në fshatin Bushat, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit kontrollit fizik ndaj shtetasit D. G., në një lokal, i gjetën atij, një armë zjarri pistoletë me municion luftarak; -J. T., 29 vjeç, banues në fshatin Paçram, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me të cilin qarkullonte shtetasi J. T. dhe gjatë kontrollit fizik, i kanë gjetur atij, një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

The Guardian: Nekrologji për Fatos Nanon

The Guardian i ka kushtuar këtë të premte, më 28 nëntor, një nekrologji Fatos Nanos, duke e përshkruar atë si një figurë kyçe të politikës shqiptare gjatë një p...

19:39

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI