Flash

Trafik kokaine nga Ekuadori deri në Rusi, arrestohet shqiptari në Greqi

Lapsi.al 28 November 2025
Trafik kokaine nga Ekuadori deri në Rusi, arrestohet shqiptari në

Një 39-vjeçar shqiptar u arrestua sot në Athinë të Greqisë. Bëhet me dije se shqiptari kërkohej nga autoritetet e Belgjikës, me një Njoftim të Kuq përmes Interpolit, për trafik droge nga Ekuadori në Evropë dhe më pas deri në Rusinë e largët.

39-vjeçari me inicialet H.O., akuzohet si “koka” e grupit, ndërkohë emri i tij nuk është publikuar ende. Rrjeti krimial që transpotonte kontejnerë plot me drogë u zbulua nga bisedat telefonike.

Sipas dokumenteve të prokurorisë belge, grupi dyshohet se trafikonte sasi kokaine nga Ekuadori. Ndërkohë raporti belg përshkruan takime, lëvizje dhe sinjale telefonike që regjistrojnë lëvizjet e anëtarëve të organizatës në Antverp, si dhe rrugët nga porti në depot ku kontejnerët “hapeshin”.

Autoritetet belge e lidhin 39-vjeçarin me lëvizjet midis Belgjikës, Spanjës, Greqisë dhe Shqipërisë, mbikëqyrjen e apartamenteve dhe kontaktet me persona që dyshohet se organizojnë transportin dhe shkarkimin e kontejnerëve.

Arrestimi i tij në Athinë shkaktoi aktivizimin e menjëhershëm të Belgjikës, e cila dërgoi Urdhrin Europian të Arrestit. Siç raportohet ky është një nga arrestimet më të rëndësishme në rastet e drogës në Evropë, pikërisht sepse lidh për herë të parë në një rrëfim të vetëm kriminal kaq shumë vende dhe rrugë të ndryshme: Ekuador – Belgjikë – Spanjë – Greqi – Shqipëri – Rusi.

Rasti nuk ka të bëjë me një operacion trafikimi “lokal”, por me një mekanizëm të supozuar ndërkombëtar i cili, sipas urdhrit belg, përdori logjistikën globale, porte në kontinente të shumta dhe qarqe të Amerikës Latine për të transportuar ngarkesa të vlerësuara në mijëra kilogramë.

Arrestimi i shtetasit shqiptar në Athinë konsiderohet vendimtar jo vetëm për hetimin belg, por edhe për përgjigjen evropiane ndaj rrjeteve të organizuara që lidhin brigjet jugore, portet veriore dhe tregjet lindore në një sistem të vetëm, të padukshëm trafikimi.

"Një shtetas i huaj 39-vjeçar u arrestua më 19.11.2025 nga oficerët e Nën-Drejtorisë së Narkotikëve. Ndaj tij ishte lëshuar një Urdhër Arresti Evropian nga autoritetet belge për përfshirje në një organizatë kriminale me bazë në Belgjikë, e cila dyshohet se importon sasi të mëdha kokaine nga Amerika e Jugut në Evropë dhe merret me kultivimin e kanabisit si dhe krijimin e impianteve të përpunimit të drogës jashtë vendit. Arrestimi lidhet me sekuestrimin e një kontejneri në portin e Antverpit në shtator 2024, i cili përmbante 500 kg kokainë. I arrestuari u dërgua në Prokurorinë kompetente dhe hetimet vazhdojnë," deklaroi policia greke.

Mbrojtjen e shqiptarit e ka marrë përsipër avokati i njohur grek Sakis Kechagioglou, i cili deklaroi se kemi të bëjmë me: Një nga rastet më komplekse të trafikut ndërkombëtar të kokainës të viteve të fundit. Ngarkesa prej 1.200 kg ndoqi një rrugë transnacionale nga Ekuadori drejt porteve evropiane, përfshirë Antverpin, Greqinë dhe Shqipërinë, me degëzime deri në Rusi. Zgjedhja e juridiksionit është mjeti kryesor që do të përcaktojë fatin penal të klientit tim.

Të këshilluara

The Guardian: Nekrologji për Fatos Nanon

The Guardian i ka kushtuar këtë të premte, më 28 nëntor, një nekrologji Fatos Nanos, duke e përshkruar atë si një figurë kyçe të politikës shqiptare gjatë një p...

19:39

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI