Flash

Atentati i Rinasit, policia po heton profilin e të paktën dy të dyshuarve

Lapsi.al 25 November 2025
Atentati i Rinasit, policia po heton profilin e të paktën dy të

Hetimet për ngjarjen e rëndë të 11 nëntorit te rrethi i Rinasit, ku u ekzektuan Gilmando Dani dhe punonjësi i AMP, Mustafa Sheqeri, vijojnë intesivisht nga policia.

Hetuesit i kanë fokusuar hetimet te vëzhgimi i kamerave të sigurisë, por jo vetëm. Policia ka dyshime se grupi ka qenë i pozicionuar në dy vende me tre shpërndarje, një person te parkingu i Rinasit që ka pasur rolin e vëzhguesit dhe informatorit kur kanë dalë dhe janë futur në makinë Dani dhe Sheqeri, makina e autorëve te rrethi i Rinasit dhe një mjet tjetër dyshohet se ka qenë pranë vendngjarjes.

Grupi hetimor ka prova të rëndësishme në duar për ta zbardhur ngjarjen, ku dyshohet se informacioni i parë për Gilmandon Danin dhe Mustafa Sheqerin erdhi nga Barcelona. Deri në këtë fazë të hetimeve policia ka profilin e të paktën dy personave të dyshuar si pjesëmarrës në atentat dhe po punohet për sigurimin e provave.

Burime konfidenciale nga grupi hetimor bëjnë me dije se hetimet janë thelluar dhe se hetuesit kanë zbuluar se për vrasjen e Gilmando Danit, krahut të djathtë të Emiliano Shullazit është paguar plot 5 milionë euro dhe se grupi që ka marrë përsipër atentatin dhe që veprojnë si vrasës me pagesë janë rekrutuar nga një person tjetër, i cili ka bërë lidhjen me porositësit.

Grupi hetimor pret dhe përgjigjen nga autoritetet spanjolle. Dani dhe Sheqeri qëndruan 4 ditë në Barcelonë, atje ku takuan edhe persona të tjerë për të cilët hetuesit i kanë kërkuar informacion autoriteteve spanjolle, por ende pa asnjë rezultat. Katër ditë enigmatike që përfunduan më 11 nëntor, kur u nisën drejt Shqipërisë. (A2)

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI