Flash

Zbulohet foto, apartamenti "sekret" ku Balluku mblidhej me drejtorët

Lapsi.al 25 November 2025
Zbulohet foto, apartamenti "sekret" ku Balluku mblidhej me

Jo të gjitha punët e pista bëhen në zyrat e shtetit. Shpesh ata që përdorin pushtetin kanë edhe ambiente të tjera përvec zyrave ku i lejojnë vetes edhe teprime e afrime të tjera nën avujt e alkolit e jo vetëm, teksa fiksojnë ndarjen e tenderave, licencave, koncensioneve etj.

Në këtë formë duket se ka funksionuar edhe rrethi i ngushtë i njerëzve të Belinda Ballukut. Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, flet për një apartament sekret pranë Liqenit Artificial të Tiranës, ku Balluku dhe klani i saj mblidheshin në takime më intime.

Bardhi ka publikuar edhe një foto selfie të bërë nga Evis Berberi, ish-kreu i ARRSH që fundosi Belinda Ballukun dhe gjithë grupin e drejtorëve të saj. Me gotën e verës në dorë shihet në foto edhe vetë Belinda Balluku, Ceno Klosi dhe disa nga bashkëpunëtorët e saj të ngushtë. 

"Banda e hajdutëve të Belinda Ballukut mblidhej rregullisht në strofullën e krimit "Apartamenti 6, Shkalla H, Kompleksi Nobis", ku ndaheshin tenderat korruptivë të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë. Banda “2B” funksiononte taman si një grup i struktuar kriminal për vjedhjen masive të parave të shqiptarëve me tendera qindra milionë euro të paracaktuar për të shpërblyer klientët e tyre dhe përfituar përqindjet korruptive.

Të njëjtat para përdoreshin më pas në fushatë zgjedhor ose në harbime luksi. Një pjesë e bandës 2B tashmë ndodhet në burg, ndërsa shumë shpejt pritet t'i bashkohet edhe pjesa tjetër", shkruan Gazment Bardhi në Facebook. 

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI