Flash

Minatorët e Spaçit në protestë më 27 nëntor

Lapsi.al 25 November 2025
Minatorët e Spaçit në protestë më 27 nëntor

Minatorët e Spaçit kanë njoftuar sot se më 27 Nëntor, ora 12:00, do të zhvillojnë një protestë dhe tubim të madh në sheshin pranë hyrjes së “Rrugës së Mundimeve”, në dalje të autostradës së Kombit.

Ata theksojnë se janë “më të vendosur se kurrë” për të vijuar protestën dhe grevën, pas, sipas tyre, qëndrimit mospërfillës dhe antiligjor të kompanisë koncesionare dhe indiferencës së Ministres së Ekonomisë dhe Inovacionit.

Njoftimi: 

Spaç, me datë 27 Nëntor, ora 12:00, Protestë dhe Tubim në sheshin, në hyrje të rrugës së “Mundimeve” në dalje të autostradës së Kombit!

Minatorët të vendosur më shumë se kurrë për të protestuar dhe vazhduar grevën!

Ditën e enjte me datë 27 Nëntor 2025, në orën 12:00, të gjithë së bashku të protestojmë në hyrjen e rrugës së “Mundimeve” në dalje të autostradës së Kombit!

Të nisur nga qëndrimi mospërfillës, arrogant dhe antiligjor i punëdhënësit si dhe indiferenca e Ministres së Ekonomisë dhe Inovacionit si ministria përgjegjëse ligjërisht por dhe e ngarkuar posaçërisht nga strukturat e Parlamentit për të negociuar me palët dhe mbyllur grevën e minatorëve sipas ligjit e në zbatim të tij:

Komisioni i Grevës ju bën thirrje komunitetit mirditor, autoriteteve publike, politike, të pushtetit vendor dhe qëndror, medias, intelektualëve mirditorë si dhe deputetëve të zonës pa dallime politike t’i bashkohen protestës tonë, të bëhen zëri ynë publik për t’u dëgjuar nga veshët e pushtetit të zënë nga propoganda, shpifja dhe mashtrimi i punëdhënësit, Kompania turke “Tete Albania Tunnel & Minning” Sh.a.

Minatorët e Spaçit të mbështetur nga Sindikata e tyre janë të gatshëm të paguajnë çdo çmim, sado i lartë të jetë ai për kauzën e tyre, për dinjitetin e tyre dhe për nderin e respektin e familjeve të tyre e të ardhmen e fëmijëve të tyre!

Të gjithë së bashku pa dallime politike, fetare, etnike e krahinore me Minatorët dhe për Minatorët!

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI