Flash

Zbardhet kërkesa e qeverisë për Ballukun në Kushtetuese: Pezullimi ka pasoja të rënda

Lapsi.al 25 November 2025
Zbardhet kërkesa e qeverisë për Ballukun në Kushtetuese:

Zbardhen pjesë nga kërkesa e Kryeministrisë drejtuar Gjykatës Kushtetuese për çështjen “Balluku”. Në kërkesën e bërë nga qeveria kërkohet pezullimi i vendimit të GJKKO-së për Ballukun, duke theksuar se "pezullimi nga detyra" sjell pasoja të rënda të interesit shtetëror e shoqëror.

“Pezullimi sjell pasoja të rënda të interesit shtetëror e shoqëror duke krijuar vakuum institucional pasi pamundëson propozimin e projekteve me rëndësi kombëtare për integrimin në Bashkimin Evropian, rreth 800 projekte për tu miratuar deri në fund të 2027 nga ministria që udhëhiqet nga ministri, i cili është pezulluar nëpërmjet vendimit të GJKKO-së”, arsyeton Këshilli i Ministrave.

Zbardhet kërkesa e Kryeministrisë për Ballukun në

Balluku u pezullua nga detyra pas kërkesës së SPAK, masë që u miratua nga Gjykata e Posaçme bashkë me detyrimin për të mos dalë jashtë vendit. Zv.kryeministrja u mor e pandehur për tenderin më vlerë 190 milionë euro për ndërtimin e tunelit të Llogarasë.

Ajo është nën hetim edhe për tenderin 20 milionë euro të lotit 4 të Unazës së Madhe të Tiranës. Balluku akuzohet për "shkelje të barazisë në tendera" pasi dyshohet se ka ndikuar për të paracaktuar fituesin. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI