Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Alimehmeti shpreh hapur zhgënjimin me PD: Ka çorganizim, askush s'mban përgjegjësi

Lapsi.al 18 November 2025
Alimehmeti shpreh hapur zhgënjimin me PD: Ka çorganizim, askush

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, ka deklaruar se protesta e një dite më parë nuk ishte organizuar siç duhej dhe se PD duhet të ndërmarrë forma shumë më të forta reagimi. I ftuar në emisionin "Off The Record" në A2 CNN, Alimehmeti theksoi se ajo që PD e quajti protestë, ishte në fakt një platformë e butë diskutimi, e cila nuk mund të gjeneronte pjesëmarrjen e kërkuar.

“Nevojiten protesta të fuqishme, dinamike, energjike dhe të vazhdueshme. Ka forma të ndryshme ndërhyrjeje: ngujim, grevë urie, dhe shumë mjete të tjera të forta që mund të përdoren,” - u shpreh ai. Sipas Alimehmetit, demokratët do t’u përgjigjeshin këtyre formave radikale, por jo një aktiviteti të zbehtë si ai i një dite më parë.

Ai shtoi se PD duhet të konsultojë strukturat dhe anëtarësinë përpara çdo veprimi: “Duhet të ishim pyetur. Duhej të ishte një kauzë më e fortë dhe më e qëndrueshme.”

I pyetur nëse ishin bërë mirë llogaritë, Alimehmeti u shpreh prerë: “Jo, llogaritë nuk janë bërë mirë. Protesta ka tre elemente kyçe: kauzën, organizimin dhe përfaqësimin. Kauza është e drejtë dhe nuk diskutohet, por organizimi ka çaluar dhe përfaqësimi ka qenë i dobët.”

Ai kritikoi sidomos faktin që protesta u udhëhoq kryesisht nga deputetë të dalë nga listat e mbyllura, të cilët, sipas tij, kanë nivel të ulët përfaqësimi publik: “Këta deputetë nuk kanë qenë në terren dhe përfaqësimi i tyre është i dobët.”

Ai ka shprehur hapur edhe zhgënjimet, kritikat dhe propozimet për gjendjen aktuale të partisë më të madhe opozitare në vend.

Sipas tij, PD ka dështuar të mbajë premtimin për analizën zgjedhore, duke ngritur dyshime për transparencën e brendshme: “Analiza zgjedhore është premtuar prej kohësh. OSBE/ODIHR doli. S’ka asnjë arsye që kjo të mos bëhet. Nëse nuk bëhet, do të thotë se diçka po i fshihet demokratëve. Këtu ka një përgjegjësi që dikush nuk po merr”.

Ai paralajmëroi se mungesa e meritokracisë dhe përfaqësimit të drejtë rrezikon rëndë demokracinë e brendshme të PD-së. 

Sipas Alimehmetit, zemërimi i madh publik ndaj qeverisë nuk po shndërrohet në mbështetje të opozitës për shkak të problemeve të brendshme: “Nëse meritokracia nuk kthehet dhe përfaqësimi nuk kthehet, kemi problem të madh në kapitalizimin e zemërimit masiv ndaj qeverisë.”

Ai theksoi se qytetarët e kuptojnë menjëherë kur mungon transparenca dhe drejtësia në vendimmarrje.

Alimehmeti bëri thirrje për ristrukturim të plotë të Partisë Demokratike: “Për të rrëzuar këtë regjim na duhet një riorganizim kokë e komb i PD-së. Në pak javë, pak muaj, kjo gjë duhet të ndodhë.”

Ai kërkoi një census të ri të brenda Partisë Demokratike.

“Ne kemi disa lista dhe disa realitete fizike. Duke mos thënë që këto lista janë fiktive, që shërbejnë për votimet e brendshme, por që në të vërtetë nuk janë aty. PD ka nevojë për një census.

E di që ato lista janë fiktive shërbejnë për votime të brendshme që bëhen lëvizjet që bëhen. Ka mijëra njerëz që kontribuojnë. Por nuk janë sa janë në atë listë. Duhet një riorganizim kokë e këmbë. Më mirë 2 dhe jemi 2 dhe jo 42 dhe nuk janë aty”, - tha Alimehmeti.

Ish-kandidati për deputet, deklaroi se Oerd Bylykbashi nuk duhet të jetë më bashkëkryetar i komisionit për reformën zgjedhore. Ai u shpreh se Bylykbashi e pranoi se Kodi me të cilin u shkua në zgjedhjet e fundit ishte i gabuar dhe për këtë arsye nuk duhet të qëndrojë në të njëjtin vend, ku mund të bëjë dhe një gabim të dytë.

“Kodi Zgjedhor i realizuar në 2024 ishte një gabim dhe ia kam thënë më herët dhe zotit Bylykbashi. Por kjo do të thotë që kur bën një gabim nuk mund të jesh në të njëjtin pozicion të bësh një gabim të dytë. Sivjet ndryshimi është që nga votat PS mund t’i bëjë vetë ndryshimet.

PD duhet të mbajë qëndrime të prera dhe duhet të marrë vendime dhe nga strukturat e PD. Nëse nuk diskutohet kemi një problem të brendshëm. PD e ka pasur në dorë, tani çdo gjë e ka PS. Bylykbashi e mbrojti në 2024 dhe më pas tha është një kod i gabuar, o nuk e ka kuptuar o ka një problem”, - tha Alimehmeti. /LAPSI.al 

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI