Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Shqiptarët vunë 1 milion euro shpërblim për vrαsjen e kryeprokurorit të Brukselit

Lapsi.al 18 November 2025
Shqiptarët vunë 1 milion euro shpërblim për vrαsjen e

8 persona janë arrestuar nga autoritetet belge pas një hetimi për shkak të kërcënimeve serioze që kishte ndaj prokurorit të Brukselit, Julien Moinil. Në korrik, niveli i kërcënimit ndaj prokurorit u ngrit në nivelin më të lartë. Sipas autoriteteve belge "të dyshuarit besohet se janë aktivë në rrjetin kriminαl shqiptar."

Herët në mëngjesin e së martës, u kryen 18 kontrolle shtëpish në Bruksel dhe Leuven. Të arrestuarit po merren në pyetje dhe gjyka do të vendosë më vonë nëse do të ndalohen apo jo.

Në korrik, policia mori informacion në lidhje me një komplot për të goditur Moinil. Informacioni dukej serioz ndaj u morën masa konkrete për ta mbrojtur atë.

LEXO EDHE: Mafia shqiptare do vriste prokurorin belg/ “Le Soir”: Donin të terrorizonin Europën

Edhe më herët qarkullonin thashetheme se kërcënimet kishin origjinën nga qarqet e trafikimit të drogës. Lufta ndaj këtij fenomeni është një nga prioritetet e Moinil dhe ai e ka rritur ndjeshëm presionin në muajt e fundit.

Vetë Moinil nuk ka bërë komente për momentin. Kjo nuk është hera e parë në karrierën e tij që ai është kërcënuar dhe vënë nën mbrojtje. Përpara punës së tij si prokuror në Bruksel, ai punonte për zyrën e prokurorit federal në luftën kundër krimit të organizuar. Edhe atëherë u vu nën mbrojtje të paktën 2 herë.

I pari ishte një rast mashtrimi në shkallë të gjerë me makina. Banda që fshihej pas mashtrimit dyshohet se donte hakmarrje dhe punësoi një vrasës me pagesë.

Një vit më vonë, e njëjta gjë ndodhi në lidhje me "rastin e madh Encro". Ishte këmbëngulja e Moinil që çoi në zbërthimin e aplikacionit të koduar EncroChat ku fliznin trafikantët e drogës. Ai arriti që të çonte para drejtësisë një rrjet me mbi 100 persona që trafikonin drogë nga Amerika Latine në Europë. Mes të arrestuarve kishte edhe shumë shqiptarë.

LEXO EDHE: Vihet nën mbrojtje kryeprokurori i Brukselit, në 2021 u kërcënua nga shqiptarët

Sipas gazetës belge “Le Soir”, në atë kohë kishte plane brenda qarqeve shqiptare për ta vrarë prokurorin dhe thuhet se u nënshkrua një kontratë prej 1 milion eurosh. Në muajin shkurt ai u pyet për këtë çështje nga gazetarët, por tha se "bën punën e tij për të mbrojtur njerëzit" dhe se i "pranon pasojat". ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Me sytë katër

PAPARAZZI