Flash

DW: Pse po largohen të rinjtë nga vendet e Ballkanit?

Më shumë se 130,000 njerëz largohen nga rajoni i Ballkanit çdo vit. Pse po largohen të rinjtë dhe a janë subvencionet e shpallura nga politikanët rajonalë një nxitje e mjaftueshme për t'u kthyer?

23:16 Iva Manojlovic

“Raphinha ka probleme të rënda financiare dhe nuk e ka mendjen te Botërori”: Vampeta trondit Brazilin

Vampeta ka ngritur një stuhi të vërtetë në Brazil dhe Spanjë me zbulimet e tij për momentin jo të lehtë të sulmuesit të Brazilit, Raphinha.

Lapsi.al 22 June 2026

Raphinha dukej i destinuar për një Botëror të madh, pas një sezoni të mirë me fanellën e Barcelonës, me 21 gola dhe 8 asiste. Deri tani, megjithatë, sulmuesi i Brazilit ka zhgënjyer pritshmëritë, duke mos arritur realisht të bëjë diferencën. Fillimisht paraqitja e zbehtë në barazimin 1-1 kundër Marokut, më pas dëmtimi në sfidën me Haitin, që nuk do ta lejojë të luajë në ndeshjen kundër Skocisë. E gjithë kjo, megjithatë, do të kishte një shpjegim të saktë sipas bashkatdhetarit të tij Vampeta, i cili ka ngritur një stuhi të vërtetë në Brazil dhe Spanjë me zbulimet e tij për momentin jo të lehtë të Raphinhas. Ish-“meteori” i Interit iu referua problemeve misterioze të natyrës ekonomike dhe familjare për lojtarin, i cili pikërisht për këtë arsye do të mendonte të ndryshonte ambient.

Vampeta hedh bombën për problemet jashtë futbollit të Raphinha

Marcos André Batista Santos, më i njohur thjesht si Vampeta, ndërhyri në podkastin “Red Cast” për të folur për Botërorin dhe, natyrisht, për Brazilin. Kur biseda u zhvendos te Raphinha, ish-kampioni i botës i vitit 2002 tregoi një sërë prapaskenash në një farë mënyre shqetësuese. Në praktikë, nga fjalët e tij duket se Raphinha po përballet me peshën e disa çështjeve të këqija jashtë fushe: “Ai po kalon probleme serioze familjare dhe financiare. Dhe po lutet të shohë nëse do të arrijë të shkojë te Al Hilal. Po përballet edhe me këtë vështirësi, imagjinoni të jeni në vendin e tij”.

Si i mësoi Vampeta këto gjëra

Pra, një situatë shumë më e rëndë se dëmtimi muskulor që nuk do ta lejojë të zbresë në fushë në ndeshjen vendimtare të Botërorit kundër Skocisë. Vampeta nuk hyn në detaje, por pranoi se i kishte marrë këto informacione drejtpërdrejt nga një burim pranë Barcelonës. E vetmja rrugëdalje për Raphinhan do të ishte transferimi te Al Hilal, ku ndoshta mund të merrte edhe një pagë shumë më të lartë, ose rinovimi me blaugranat: “Ka një problem të rëndë familjar, probleme ekonomike brenda familjes, një situatë të menaxhuar keq, dhe po shpreson gjithashtu të shkojë te Al Hilal ose të rinovojë me Barcelonën. Po lutet për këtë, siç është thënë. Ajo që më ka ardhur mua, nga njerëz që jetojnë në ambientin e Barcelonës në Spanjë dhe që punojnë në futboll, ma treguan tri ditë më parë”.

Raphinha nuk mund të përqendrohet te Botërori

Sipas Vampetas, për momentin përqendrimi te Brazili dhe Botërori do të ishte shumë i vështirë për Raphinhan, i cili tashmë ka nevojë të ndryshojë ambient: “Ai që ma referoi është një person serioz dhe ka gjithashtu familjarë që punojnë në futboll në Spanjë. Mendoj se e gjithë kjo po ndikon shumë edhe në rendimentin e tij në fushë. E ka mendjen diku tjetër. Po, ekziston vërtet një problem serioz familjar dhe financiar. Dhe ai e sheh largimin e mundshëm te Al Hilal, ose qëndrimin te Barcelona, si një mënyrë për t’i dhënë një kthesë situatës”.

Përgënjeshtrimi nga ata që janë pranë Raphinha

Një ndërhyrje e tillë nuk mund të mos bënte zhurmë në Brazil dhe, në fakt, persona pranë Raphinhas nuk humbën kohë për ta përgënjeshtruar. Njëri prej tyre, sipas asaj që raporton Sport, është Igor Padilha, person shumë i afërt me futbollistin, i cili reagoi menjëherë: “Do të duhet t’i shpjegosh këto gënjeshtra, miku im”. Një mënyrë për të hedhur ujë mbi zjarr dhe për të mos ushqyer polemika që mund të dëmtojnë si Raphinhan, ashtu edhe Brazilin, në një nisje të Botërorit jo fort të thjeshtë. Sigurisht që nuk është e thjeshtë për lojtarin e Barcelonës, i cili pësoi dëmtimin e dytë muskulor në kofshë me fanellën e kombëtares. Ancelotti shpreson, natyrisht, që të mos bëhet fjalë për një ndalesë shumë të gjatë.

Vampeta, përvojat në gjykatë

Është kurioze se si Vampeta, i cili në karrierën e tij njihet edhe për dështimin e tij të bujshëm me zikaltërit, ka qenë në të kaluarën vetë në qendër të një çështjeje aspak pozitive, që i shkaktoi jo pak probleme me një llogari bankare vërtet të varfër. Ish-futbollisti i lindur në vitin 1974 iu desh të përballej me një sekuestrim të madh, përfshirë edhe sende personale dhe trofetë e fituar në futboll, për një borxh prej rreth 55 mijë eurosh ndaj shkollës së vajzave të tij. Nga fusha e futbollit, në gjykatë dhe sot në podkaste, edhe për t’u ringritur pas ulje-ngritjeve jo vetëm në jetën e tij sportive, por edhe në atë private.

Të këshilluara

ide

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI