Flash

DW: Pse po largohen të rinjtë nga vendet e Ballkanit?

Më shumë se 130,000 njerëz largohen nga rajoni i Ballkanit çdo vit. Pse po largohen të rinjtë dhe a janë subvencionet e shpallura nga politikanët rajonalë një nxitje e mjaftueshme për t'u kthyer?

23:16 Iva Manojlovic

Mbreti i Holandës tallet me çmimin për paqen për Trump: “I kam propozuar Infantinos disa emra për të ardhmen”

Mbreti i Holandës, Willem-Alexander ironizoi hapur çmimin qesharak për paqen, të krijuar nga FIFA disa muaj më parë vetëm për t’ia dhënë mikut të Infantinos, Donald Trump.

Lapsi.al 22 June 2026

Mbreti i Holandës, Willem-Alexander, ndoqi të shtunën së bashku me bashkëshorten, Mbretëreshën Máxima, dhe princeshën Ariane, një nga tri vajzat e çiftit, ndeshjen e Botërorit mes Holandës dhe Suedisë, të fituar bindshëm 5-1 nga Malen dhe shokët e tij. Në tribunë, sovrani ishte ulur, natyrisht si i ftuar nderi, pranë presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino. Pas ndeshjes, ai bëri me një buzëqeshje të lehtë një batutë pikërisht për Infantinon, duke ironizuar hapur mbi çmimin qesharak për paqen, të krijuar nga FIFA disa muaj më parë vetëm për t’ia dhënë mikut të Giannit, Donald Trump, për ta “kompensuar” për mosdhënien, e përjetuar shumë keq nga vetë Donald, të Nobelit të vërtetë për Paqen, që për vitin 2025 iu dha aktivistes dhe politikanes venezueliane María Corina Machado.

Sarkazma e Mbretit të Holandës për çmimin e paqes që FIFA i dha Donald Trump

“Mund t’i kem sugjeruar Infantinos disa emra për çmimin e paqes të viteve të ardhshme”, tha duke qeshur për televizionin e vendit të tij Mbreti Willem-Alexander, duke e vënë në lojë gjithë çështjen. “Jam këtu me ftesë të FIFA-s dhe, nëse Infantino është i pranishëm, ulesh pranë zotit të shtëpisë”, vijoi sovrani holandez, fjalët e mëvonshme të të cilit e theksuan më tej qëndrimin kritik ndaj politikës së Trumpit. Larg qoftë një çmim special për paqen…

Ishte kur u pyet se çfarë mendonte për ndalimin e shumë tifozëve në kufi, të cilët u kthyen mbrapsht pa mëshirë, të njëjtin fat që pati edhe arbitri somalez Omar Artan, i riatdhesuar pa shumë ceremoni për lidhje të dyshuara me organizata terroriste: “E di që Komiteti Olimpik Ndërkombëtar i menaxhon këto situata ndryshe nga FIFA dhe shpresoj që organizata të mund të mësojë nga ky episod në prag të Lojërave Olimpike të Los Anxhelosit 2028, në mënyrë që çështja të menaxhohet siç duhet edhe atje”. Mbreti Willem-Alexander ka qenë anëtar i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar nga viti 1998 deri në 2013, ndaj fjalët e tij që kërkojnë përfshirjen maksimale marrin një peshë edhe më të madhe.

Sa i përket futbollit të luajtur, Mbreti i Holandës shpjegoi se ishte kënaqur shumë, por edhe kishte vuajtur po aq gjatë ndeshjes me Suedinë: “Kam kërkuar një defibrilator disa herë, sepse kjo ndeshje nuk ishte gjithmonë e mirë për zemrën time. Por mund të them vetëm se më pëlqeu. Ishte jashtëzakonisht bukur të tifosje për Holandën”.

Ishte një e shtunë shumë e ngarkuar për Willem-Alexander, i cili pas ndeshjes së Holandës u zhvendos shpejt së bashku me bashkëshorten dhe vajzën nga Houston, në Teksas, drejt Kansas City, në Missouri, për të ndjekur një tjetër ndeshje që e prekte nga afër, atë të Curaçaos, që është një shtet autonom përbërës brenda Mbretërisë së Vendeve të Ulëta, kundër Ekuadorit.

Ishte një tjetër prani me fat, pasi nga tribunat pa kombin e vogël karaibik të merrte një barazim historik 0-0 ndaj përfaqësueses shumë të favorizuar të Amerikës së Jugut. Pas vërshëllimës përfundimtare, Mbreti shkoi në dhomat e zhveshjes së Curaçao-s, ku festoi barazimin duke kërcyer me lojtarët. Pra, një e shtunë për t’u mbajtur mend për familjen mbretërore holandeze.

 

Të këshilluara

ide

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI