Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Mafia shqiptare do vriste prokurorin belg/ “Le Soir”: Donin të terrorizonin Europën

Lapsi.al 18 November 2025
Mafia shqiptare do vriste prokurorin belg/ “Le Soir”: Donin të

8 persona pjesë e mafies shqiptare të trafikimit të drogës janë arrestuar në lidhje me një komplot të mundshëm për të vrarë kryeprokurorin e Brukselit, Julien Moinil. Njoftimi u bë nga departamenti i prokurorit shtetëror belg këtë të martë. Në njoftim thuhet se arrestimet u kryen të martën pas kontrolleve të 18 banesave, kryesisht në Bruksel.

"Në korrik 2025, zyra e prokurorit shtetëror u informua nga policia e Brukselit për një komplot që synonte vrasjen e kryeprokurorit të Brukselit. Të dyshuarit kryesorë duket se kanë një precedent penal të lidhur me trafikun e organizuar të drogës dhe mund të jenë aktivë brenda mafies kriminale shqiptare", tha prokurori belg. Më poshtë vjen shkrimi i “Le Soir” një prej gazetave më të mëdha belge.

Nga “Le Soir”/ Ishte fillimi i verës. Prokurori i ri publik i Brukselit, Julien Moinil - i cili kishte marrë detyrën në janar – u vu nën mbrojtjen e policisë. Në fillim të korrikut, kërcënimi për jetën e gjyqtarit u vlerësua në nivelin më të lartë nga qendra e krizave dhe policia federale: Niveli katër.

LEXO EDHE: Vihet nën mbrojtje kryeprokurori i Brukselit, në 2021 u kërcënua nga shqiptarët

Qetësia relative e reagimeve politike u ndërpre nga një pritje për Julien Moinil nga vetë Mbreti, një gjest mbështetjeje publike. Kjo mbështetje mbretërore shkaktoi më në fund një valë reagimesh nga klasa politike dhe qeveria në luftën e tij kundër trafikut të drogës. Megjithatë, pak ose aspak ishte zbuluar rreth natyrës së kërcënimeve për vrasje ndaj prokurorit.

Mafia shqiptare do vriste kryeprokurorin belg/ Gazeta ‘Le Soir’ sjell detaje tronditëse: Donin të terrorizonin Evropën

Kjo heshtje e domosdoshme, që rrethonte hetimet, u thye të martën pas një vale bastisjesh dhe arrestimesh të kryera me vendim të një gjykatësi të Brukselit dhe prokuroria federale, pas 4 muajsh e gjysmë hetimesh.

U kryen 18 bastisje, kryesisht në Bruksel, por edhe një operacion policor në Leuven. “8 persona janë privuar nga liria dhe aktualisht po merren në pyetje. Pas pyetjeve, gjyqtari hetues do të vendosë nëse ata do të mbeten në paraburgim”, - njoftoi prokuroria federale në një komunikatë.

“Të dyshuarit kryesorë duken se kanë të shkuar kriminale të lidhur me trafikun e organizuar të drogës. Ata dyshohet se janë aktivë në mjedisin kriminal shqiptar”, - sqaron prokuroria.

“Gjatë muajve të fundit, policia gjyqësore federale e Brukselit, nën drejtimin e një gjyqtari hetues të Brukselit, i ngarkuar me këtë hetim nga prokuroria federale, ka kryer një hetim të thelluar mbi të gjitha informacionet. Burime të konsiderueshme njerëzore të policisë federale janë mobilizuar për disa muaj për këtë qëllim. Edhe në prokurorinë federale, disa magjistratë janë ngarkuar me ndjekjen e këtij dosjeje” – thotë njoftimi.

Prokuroria nuk e tepron kur thotë se janë vënë në dispozicion mjete të shumta për të penguar këtë projekt kriminal.

Sipas informacioneve tona, deri në 50 hetues të policisë gjyqësore federale të Brukselit janë angazhuar – një numër i konsiderueshëm – duke treguar se sa seriozisht është marrë dosja që në fillim nga shërbimet e sigurisë. Shërbimi sekret (Sûreté de l’État) gjithashtu e ka ndihmuar drejtësinë, pasi ky shërbim merret me krimin e organizuar kur ai merr një karakter “destabilizues” për shtetin.

Julien Moinil, procureur du Roi à Bruxelles : « Pour les fusillades, nous n'avons reçu aucun moyen supplémentaire » - Le Soir

“Është një hetim shumë, shumë i vështirë”, - na tregonte një burim i afërt me dosjen disa javë para operacioneve të së martës. Një burim tjetër tha: “Nuk i kam parë kurrë profesionistët e ruajtjes së sigurisë së personave të kërcënuar kaq të shqetësuar sa në këtë dosje”. Ndërsa një burim i tretë shtoi për të dyshuarit: “Ata duan të traumatizojnë Evropën. Janë të sëmurë”.

Sipas burimeve pranë hetimit, klani shqipfolës i njohur për trafik ndërkombëtar narkotikësh kishte synuar, përmes këtij atentati të supozuar, të dërgonte një mesazh terrori ndaj autoriteteve gjyqësore në të gjithë kontinentin, por njëkohësisht ata ushqenin edhe një dëshirë hakmarrjeje specifikisht kundër Julien Moinil.

Pse? Sepse si porositësi, ashtu edhe ekzekutuesit e supozuar ishin përballur me Moinil kur ai ishte magjistrat në prokurorinë federale. Ata bartnin një urrejtje të fortë pas disa masave të marra në kuadër të një dosjeje të udhëhequr atëherë prej tij, si arrestime të anëtarëve të familjes ose sekuestrime.

Të martën, prokuroria tha se nuk dëshironte – në këtë fazë – të tregonte nëse gjatë bastisjeve ishin gjetur armë. Por tregonte kujdes të madh për provat e mbledhura: “Aktualisht, nuk është e mundur të konfirmohet ose të hidhet poshtë komploti për të kryer një atentat ndaj prokurorit të Brukselit”.

LEXO EDHE: Shqiptarët vunë 1 milion euro shpërblim për vrαsjen e kryeprokurorit të Brukselit

Me fjalë të tjera: “Hetimi vazhdon” ndaj 8 personave të arrestuar. Është e arsyeshme të besohet se objektivi dytësor i autoriteteve, përveç përpjekjes për ta mbyllur hetimin, ishte dërgimi i një sinjali të fortë për këdo që mund të synonte jetën e Julien Moinil. Aq më tepër që, sipas informacioneve tona, edhe pse kërcënimi i supozuar nga klani shqipfolës është konsideruar më i saktë nga shërbimet e sigurisë, nuk është i vetmi.

E pyetur të martën, prokuroria e Brukselit bëri të ditur se prokurori Moinil nuk dëshironte të shprehej për hetimin që vazhdon. ©LAPSI.al

Të këshilluara

BE propozon "Shengen ushtarak"

Bashkimi Evropian synon të krijojë një "Shengen ushtarak" në mënyrë që automjetet dhe ushtarët të mund të lëvizin shpejt përtej kufijve të tyre, duke anashkalua...

19:13

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Me sytë katër

PAPARAZZI